Bani 18.10.2023
Pershendetje
Shqetsimi im eshte se kam frike se mos mendimet e keqia me ndodhin vertet, me duket sikur mendimet e mia me mallkojn, kam degjuar dhe kto si tip bestytnie qe kur mendon ndonje gje te keqe bej ndonje gje si psh: leviz vendin, qe mos te te ndodh, dhe mir qe bej ndonje gje kur mendoj gjera te keqia por tani kam filluar dhe kur mendoj ndonje plan te dites, e lidh planin me ndonje mendim te keq qe mund te kem nga ankthi ate dit dhe e anulloj planin fare, sa qe kam muaj qe kam len shum gjera pezull sa i kam harruar fare ca kisha per te ber. Shpik ndonje bestytni vet qe e lidh me ankthin, cdo gje qe mendoj te bej ne te ardhmen e lidhe me ndonje ankth te momentit dhe nga frika e madhe qe kam qe nuk dua te me ndodhi e anulloj fare planin qe kisha per te ber, sikur kjo gje eshte celsi qe mos te me ndodh mua. Kam filluar bej ndonje gje si kjo puna e levizjes se vendit qe mos te me ndodh mendimi keq, sa ndonjeher lodhem nga kto gjera dhe se bej fare them me vete le te me ndodhi, por kur e bej kshu ri ne ankth dhe i shqetesuar gjithe diten. Nga shum gjera qe kam degjuar apo mendime nga ankthi fillova qe i lidh bestytnit me numra, me jan fiksuar dhe numrat si nemje, me jan ber numrat ankth sa kur shoh oren apo ndonje gje tjeter dhe pash numrat qe kam ankth e pres te kaloj dhe nuk bej asgje, dhe nga kto qe anulloj gjerat apo bej pauz, i bej shum sa kam mbet mbrapa ne cdo gje, biles nuk shprehem dot me te tjer ose kur i shkruaj ankthet ne nje vend nuk i shkruaj dot drejt perdrejt si i mendoj, por i shkruaj me stil ose me nenkuptime sepse mdk sikur do me ndodhin vertet po i shkruajta troc ose po i shpreha, biles dhe kto bestytnit kam frike qe mos ti bej nga frika se mos me ndodh gje ne te ardhmen. Kam kaq shum frike nga keto gjera sa po me pengojn te bej nje dit normale, nuk di si tja bej, nuk dua ti besoj por nga ankthi qe kam me behet sikur jan te verteta. Me keto gjera po vete me shum se 1 vit, nuk di si tja bej qe mos ti bej sado qe nuk i besoj kto gjera, ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill.
Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që na ke shkruar. Është e rëndësishme që tregoni këtë vëmendje për shqetësimet që ju keni.
Duket sikur këto mendime ndodhin shpesh dhe ju dhurojnë një fuqi emocionesh me një intensitet të lartë frike dhe ankthi.
Ajo që unë do këshilloja si fillim do ishte të nisni përpjekjet për të kuptuar më thellë se si funksionojnë këto mendime dhe si ndikojnë ato sjelljen tënde.
Fillo të regjistrosh mendimet duke shkruar ato negativet që të vijnë në mendje dhe pas një kohe, kthehu prapa, lexoji dhe vlerëso nëse ishin të bazuar në realitet apo ishin të imagjinuara.
Përpiqu të mësosh teknika të thjeshta të relaksimit, si frymëmarrja e thellë dhe meditimi, që të ndihmojnë të zbutësh momentet që ndjen se të ka kapluar gjendja e vështirë.
E di që nuk është e lehtë dhe duket gati e pamundur, por do të sugjeroja të përpiqeshe të mos të ndërprisje shpesh gjërat që ke planifikuar, edhe nëse mendon se do ndodhë e keqja. Provo gradualisht deri në pikën që ndjen se mund të mbash.
Një gjë tepër e rëndësishme në kapërcimin e momenteve tona të vështira është edhe mbështetja që marrim nga të tjerët. Bisedo me miqtë dhe familjarët të cilët ndjen se mund të të mbështesin emocionalisht dhe të kuptojnë situatën tënde. Është një çlirim shumë i madh edhe thjesht të ndash me to e të ndjehesh i kuptuar.
Nëse mendon se ankthi po bëhet i pamundur për tu menaxhuar vetë, unë do të ftoja të konsideroje një konsultë me një profesionist të shëndetit mendor për ndihmë shtesë e më të specializuar.
Kujtoje gjithmonë se shumica e mendimeve negative janë produkt i ankthit dhe nuk janë të vërteta, pasi mënyra sesi zgjedh ti ti vësh emrin momentit, mund të definojë mënyrën e përjetimit të tij.
Unë të falenderoj e pres të dëgjohemi prapë.
Uarda