Karadaku 29.10.2023
Persh . kam një Hall që po me shqetëson, kam bllokim të veshit nga ana e majt, ma kap gjysmën e Qafës nga ana e majt derit tek Veshi. Mjeku amë më sugjeroi të kontaktoj me një Psikiatër sepse dyshonte mos është nga ndonjë shqetësim, kur jam i nervozuar më shumë ndjej shtrengim në qafë dhe bllokim të veshit, më vie sikur të më ikë mendja. Jam prind dhe po mërzitem si rezulltat i kësaj gjendjes time. Deshta të kontaktoja me juve. Me rrespekt. KARADAKU
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që komunikuat me ne! Është e vërtetë që ndonjëherë ngarkesa emocionale mund të shfaqet me shqetësime në trup dhe shqetësime për shëndetin. Duke qenë se ju jeni vizituar në një mjek (besoj neurolog) dhe ju ka sugjeruar që të vizitoheni në një mjek psikiatër, ndoshta mendon se i tillë është dhe rasti juaj.
Unë do ju sugjeroja të njëjtën gjë, por krahas vizitës tek mjeku psikiatër ju këshilloj që të bëni disa seanca psikoterapie.
Gjithë të mirat,
Veronika