Këshilla/Blog

Ankthi 04.12.2023

Pershendetje
Kam disa vite qe vuaj nga ankthi
Dhe kohet e fundit ndjej dhimbje nga krahu i majte
Kam ber cdo vizite te mundshme
Dhe me ka dal cdo gje ne rregull
Ka ndonje njeri te me pergjigjet ju lutem se cfare eshte kjo qe po me ndodh

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe ju falenderoj që na keni shkruar për të ndarë shqetësimin tuaj.
    Më vjen keq dhe padyshim më shqetëson që dëgjoj se po përballeni me ndjesi të ankthit prej disa vitesh tashmë.
    Aq më tepër që po përjetoni dhe shqetësime fizike si dhimbjet e kraharorit, për të cilat nuk keni gjetur as shpjegime fizike.
    E kuptoj që keni kryer shumë ekzaminime fizike dhe mbase jeni lodhur e dorëzuar nga kjo gjë, por unë sërish, edhe njëherë do këshilloja të konsultoheni me një mjek për një vlerësim të saktë dhe të plotë të gjendjes tuaj të shëndetit fizik për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm.
    Konsultimet mjekësore janë tepër të rëndësishme, por duke qenë se thoni se prej vitesh vuani nga ankthi dhe nuk më tregoni nëse keni marrë ndihmë për këtë gjë, atëherë unë do ju ftoja fort të konsideroni një konsultë me një specialist të shëndetit mendor për të rivlerësuar, trajtuar dhe adresuar në vendin e duhur simptomat dhe sfidat tuaja.

    Ndërkohë, mund të praktikoni në mënyrë konsistente disa strategji për të lehtësuar disi intensitetin e përjetimeve tua.
    Mundohu të praktikosh teknika të thjeshta të frymëmarrjes së thellë dhe të ngadaltë (mund ti refereoheni videove të ndryshme në website mbi shëndetin mendor). Aktiviteti fizik i rregullt, si ecja, vrapimi apo joga mund të ndihmojë gjithashtu në zvogëlimin e tensioneve.
    Metodat e relaksimit dhe meditimi, si meditimi i ndërgjegjshëm ose mbështjellja në një atmosferë të qetë mund të jenë ndihmuese në kontrollin e ankthit si dhe mbështetja sociale; biseda me miqtë, familjen ose një specialist mund të jetë çliruese dhe suportuese.
    Unë ju falenderoj shumë që na keni shkruar dhe ju ftoj sërish të ndani me ne gjendjen tuaj në vijimësi.
    Faleminderit,
    Uarda

  2. Ankthi says:

    Perseri para pak javesh kam bere nje kontroll zemra dhe me kan then qe eshte cdo gje ne rregull..
    Jo nuk kam marr asnjeher nje ndihme nga nje psigolog
    Thua qe nese konsultohem me nje psikolog do e kaloj kte gjendje
    Nje pergjigje ju lutem se jam ne merak

  3. Anonymous says:

    Cfare me sygjeroni te bej ju lutem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.