?? 12.12.2023
Pershendetje
Vuaj nga ankth te percjella me atake te panikut qe 3 vite me lloj lloj simptomash qe me shfaqen her pas here marr medikamente i ndalova per 3 muaj gjendja e njejt mu rikthy vazhdova nje terapi me te lehte kinse nuk te ben te varur sic isha duke u bere nga medikamenti tjeter qe e nderpreva. Bej terapi me psikiatrin po nuk e degjoj qfare me keshillon prap se prap bej si dua vet qe 3 vite kam perfunduar nje lidhje 6 vjecare dhe me nuk arrij as nuk kam interesim te dal me askend tjeter kjo po me shqeteson mua me vjen shume veshtire te filloj gjithqka nga fillimi sa her mendoj te dal me dike me kapin ndjenja te cuditshme. Kam filluar te mendoj qe ankthi ka shkatrruar edhe lidhjen qe kam pasur sepse kam pasur edhe shqetesime me heret po nuk e kam dit qe vuaj nga ankthi sepse personi qe kam pasur ne krahe ka qene shume toksik dhe xheloz. Kam pasur presion psiqik edhee nuk jam pishman qe nuk jam me te por vetem qe nuk mund te dal me askend tjeter a mund te me ndihmoni qfare te bej qe te filloj nga e para te dal me djem te me heket frika sepse mendoj qe edhe vetmia po ndikon tek une. Faleminderit 🙂
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Te njejtat probleme dhe shqetesime kam ngela gjithe kohen ne spitale
Përshendetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Më vjen keq për gjendjen e ankhit që po kalon, e besoj se duhet të jetë e vështirë për ty që të jesh në një gjendje të tillë. Është njerëzore që të kesh vështirë për të filluar një marrëdhënie të re, dhe mesa kuptoj ende nuk je gati për ta bërë një gjë të tillë. Nëse është ashtu, përsë duhet ta fillosh? Sipas shkrimit tënd, nuk është e lehtë të jesh vetëm dhe mund të të ndikojë dhe vetmia, por nga ana tjetër nëse nuk ndihesh gati, ndoshta është më mirë të presësh dhe pak. Këtë kohë të pritjes mund ta shfrytëzosh për t’u ndjerë për mirë dhe për t’u fuqizuar vetë, në mënyrë që të kuptosh më mirë se çfarë kërkon nga një marrëdhënie tjetër dhe ta ndërtosh atë mbi baza më të forta, jo vetëm për të të mos u ndjerë vetëm.
Duke qenë se ke mjaft kohë që po vuan nga ankthi dhe po merr dhe medikamente, do të të sugjeroja që të nisje një psikoterapi për ankthin dhe akoma më shumë për veten tënde, për të kuptuar më mirë ‘ngërçet’ që të pengojnë të fillosh një marrëdhënie të re.
Gjithë të mirat,
Veronika