ANKTH APO DEPRESION??? 14.12.2023
Kam 7 muaj Qe vuaj nga ankthi se pari shtrengim nga ana e zemres ateher dridhje duarsh mpirje e kembes te majte therje ne doren e majte te gjitha ekg ingjizimet i kam ber te gjitha kan dal super Analizat te gjitha kan dal super kam rrahje te shpejta don me dal zemra vendit nganjeher ndodh qe mos te rreh fare mendime negative frik se mos po vdes ndonje ifrakt apo smundje e rend nuk. E di qka mund tjet vetem e di qe shum keq jam Me ndihmoni ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Sikurse ti edhe un kam 3 vite qe vuaj kshtu jam 22 vjet sdi qfar tbej
Përshëndetje dhe të falenderoj që na ke shkruar. Më vjen keq për situatën e vështirë që po kaloni dhe kohën e gjatë nëpër të cilën po përjetoni këto simptoma.
E kuptoj që keni kryer të gjithë kontrollet fizike dhe jeni munduar të kujdeseni për këtë pjesë dhe kjo është diçka shumë e mirë, por kujdesi për mirëqenien emocionale është njësoj i rëndësishëm dhe meriton vëmendjen tonë si në kuptimin ashtu dhe në trajtimin e saj.
Ndaj, meqenëse tregoni se po i vuani simptomat për një periudhë të gjatë prej 7 muajsh dhe duket që kanë një intensitet të fortë, do ju ftoja të konsideroni një konsultë me një profesionist të shëndetit mendor për të kuptuar dhe trajtuar më në thellësi vështirësinë tuaj.
Ndërkohë, në çdo plan trajtimi, ne si personazhi kryesor jemi pika kyç në dhënien ndihmë ndaj vetes tonë.
Ndaj, do ju ftoja të praktikoni disa strategji, si;
relaksimi përmes frymëmarrjes së thellë ose meditimit ( mund ti referoheni website të ndryshme).
Praktikimi i të menduarit pozitivisht, pasi përpjekja për të ndryshuar dhe zëvëndësuar mendësinë negative me mendime pozitive mund të ndihmojë shumë në përballimin e mendimeve ankthioze.
Përfshirja në aktivitete fizike dhe jo vetëm që ju pëlqejnë në rutinën tuaj mund ndihmojë gjithashtu në reduktimin e ankthit.
Mundohu të krijosh ambjente sociale, duke kaluar kohë me miqtë dhe familjarët. Ndaj me ta gjithë çfarë po ndjen, pasi shpesh ndihmon në të parit të gjërave në perspektiva të ndryshme dhe ndihmuese.
Megjithatë, do të rikujtoja të mos neglizhoje ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor për të monitoruar më mirë të gjithë situatën tuaj.
Faleminderit dhe pres të dëgjoj sërish nga ju.
Uarda
Flora. Si je duke e kaluar ti ket faze.
Flora si po e kalon kete faze.
10 vite po bej une
Nuk ka simptome qe tmos e kem provuar
Shpirti mu ka lodh