Këshilla/Blog

Ee 18.12.2023

Persh stafi NJV ju falenderoj qe jeni gjithmone prane njerzve,mua personalisation qe sa here kam nevoje te shprehem shkruaj ketu. Atehere,une kam shum halle ,probleme por tani po shkruaj per problemin qe me shqereson se fundmi. Kam nje femi dhe kur Kam lindur ka ardhur vjerra sepse jetonim vec qe gjoja do me ndihmonte jo vetem qe nuk me ndihmonte por me shtoi ankthon me shume sepse Kisha dhe pak ate depresionin mbas linden dhebper faktin se eshte femija im I pare. Ka bere ca gjera qe dhe tani kur I kujtoj me hyjne te dridhurat. Donte tma lante gocen me uje te nxeht sepse po ta shtonte ujin shtoheshin gocat aty me ka ik truri nuk e di sesi jam permbajtur,u shtriva nje dit gjate dites te flija pak gjume me therret me nje ze tmerrues ku e ke gocen un isha pergjumesh dhe jam ngritur direkt ne kembe shum e friksuar nderkoh ajo qeshi dhe tha bera shaka doja te trembja dhe nuk mbaron me kaq e kishte marr beben dhe ishte shtrir me te po ta zinte gjumi tmi ndodhte dicka bebes nuk e di si mund te jet nje gjyshe kaq e lige. Qe ate dite jo vetem qe diten nuk kam fjetur me po dhe nten flija me merak se ca mund ti shkonte mendja tn kam ber dhe shum gjer te tjera donte ti jepte mjalte ose sheqer se ashtu ishte zakoni si mund ti jepet mjalt nje femije te sapolindur po shyqyr zotit qe qellova aty ne ato momente. Kur ajo iku nga shtepia jone une isha shume e qete. Dhe Kanata ma kane cuar ne maje te hundes me nderhyrjet e tyre beje kshu po beje ashtu mos e meso keshtu po mesohe keshtu ja kam ber te ditur disa here qe ajo esht femija I’m dhe un bej ashtu si mendoj un qe eshte me mir po ato ose nuk kuptojn ose nuk duan te kuptojn un nuk I marr me ne tel te flas si zakonisht sepse per vete I kam toleruar dhe pse mkan lenduar por ama per femijen tim nuk tolerance asgje ,dhe ato I thone bashkeshortit nusja eshte ber mendjemadhe nuk na flet. Mora vesh qe vjerra do vij serisht te rrij ca dit dhe qe kur e kam marr vesh me eshte rikthyer ankthi nga gjitha ato qe mka bere dhe kam shum frik per gocen nuk mundem ta le as 1 minut vetem me te do vij edhe Kunata. Kan 1 zakon I hedhin femit lart sikur jan loder un I kam then kete gje nuk e dua ta besh me femijen tim ajo thoshte se ty po te pyes un nga I ati jot do ta hedh me shum pse ca esht femija I’m loder
Nese un jam aty nuk e lejoj ate gje po un mund te dal nga dhoma tjerer ajo e ben ate gje vetem nga inati im nuk I dhimbset mbesa.ka dhe shum gjera tjera po nuk po e zgjas do doja ndonje keshille si te rri e qet sepse kur un jam e stressor nuk esht e qet as goca ime ,cfare te bej qe dhe un mos shenderrohem ne nje njeri te till si ato sepse ne ndonje moment mund tme soset durimi dhe nuk e di ca mund te bej
Ju falenderoj,!!!

  1. Aida Yzeiri says:

    E dashur E! Të falenderoj, që i je drejtuar faqes së Nuk Je Vetëm.
    E lexova me kujdes letrën tënde dhe më erdhi pikërisht në mendje, që sidomos tani në kohë festash të gjithëve pak a shumë na bie për hise që të jemi në kontakt me të afërm e me farefis, me të cilët jo gjithmonë kemi marrëdhnëie apo komunikim të mirë. Dhe pikërisht siç shkruan edhe ti në këto momente na kaplon ndjenjat e ankthit, mërzisë, po ndonjëherë edhe inatit e zemërimit.
    Sigurisht, duhet të ketë qenë shumë e vështirë, që pas lindjes duke u përballur edhe me depresionin post-partum e ndjesitë e të qenit nënë për herë të parë, të jesh gjendur e pambështetur dhe me ndjenja frike për vajzën tënde.
    Nga ana tjetër përgëzime, duhet po ashtu të kesh parasysh që ja ke dal mbanë edhe sot vajza jote është mirë. Megjithëse këto ditë do jesh më tepër në kontakt me vjehrrën apo kunatën me të cilat ndihesh e pakuptuar dhe e pa respektuar, kujtohu që ti ja ke dal mbanë në momentin më të vështirë, kur vajza ka qenë foshnje.
    Me sa kuptoj je një nënë e kujdesshme, gjë që sikur bie ndesh me mënyrën që ka vjehrra apo kunata. Nga ana tjetër gjithashtu më dukesh e kujdesshme edhe ndaj tyre, sepse nuk dëshiron që marrëdhënia juaj të përkeqësohet. Dhe kështu midis këtyre dy anëve edhe tensioni brenda vetes edhe ankthi rritet.
    Me sa shkruan, ti i ke komunikuar vjehrrës apo kunatës në lidhje me mënyrën e rritjes apo kujdesit për vajzën. Gjithsesi këto ditë, që do jeni në kontakt sërish, do duhet që të mbeteni në komunikim. Mund të provosh, që theksin e bisedës ta vendosësh tek vajza dhe mirëqënia e saj- duke qenë se është pika juaj e përbashkët e interesit.
    Për shembull nëse ndonjëra nga ato, do dojë që ta hedhi në lartësi vajzën- mund t’i shpjegosh me qetësi pse është e rëndësishme që mos ta bejnë këtë, pasi mund të shkaktojë dëmtime tek vajza. Mund t’i shprehesh gjithashtu se ti ndihesh edhe e frikësuar se mund t’i ndodhi diçka vajzës nga kjo hedhje dhe prandaj do ishte më e mira që mos ta vazhdonin, por mund t’i inkurajosh që të bëjnë një lojë apo diçka tjetër, që ti e di se edhe vajza e pëlqen.
    Gjithashtu do të bënte mirë, që të merrje pak kohë për veten duke bërë edhe gjëra të vogla që të pëlqejnë, me qëllim që të jesh në humor sa më të mirë edhe gjatë këtyre ditëve, kur vjehrra do qëndrojë nga ju. Kjo do të ndihmojë që të jesh më e relaksuar edhe në prani të vajzës.
    Një person mbështetës, po ashtu mund të jetë bashëkshorti- mund të hapesh më tepër me të, duke i shpjeguar këto ndjesi ankthi dhe shqetësimi, që të vijnë duke u përpjekur që të bësh më të mirën për kujdesin ndaj vajzës. Ndoshta ai më tej mund të luajë një rol më stabilizues dhe të komunikojë edhe me nënën apo motrën e tij, që raportet mes jush të jenë më pranuese dhe respektuese.
    Gjithsesi marrëdhëniet në familje janë edhe më komplekse nga sa mund të përshkruhet në nje letër. Kështuqë do të rekomandoja, se nëse ndjenjat e ankthit janë më të zgjatura në kohë, mund t’i drejtohesh edhe një psikologu për të marr mbështetjen, që nevojitet.
    Uroj gjithë të mirat për ty dhe familjen tënde!
    Aida

  2. Ee says:

    Ju falenderoj shume qe i’u pergjigjet letres time dhe me bete te ndihem pak me mir ne keto momente!
    Ia kam shpjeguar me shum qetesi qe nuk dua tma hedhin sepse jam shum e friksuar per vajzen time dhe bashkeshorti e di sesa me merak dhe e friksuar jam per vajzen ja ka ber te ditur dhe ai por ato nuk duan ta kuptojn ose nuk duan ta kuptojn. Kur esht bashkeshorti ne shtepi sillen mir sa iken ai ato fillojn gjera e tyre sidomos kur un e le pak vetem ato e hedhin vajzen lart dhe bejn cdo gje qe un kam then mos beni me vajzen sepse un kam zgjedhur kete menyr per ta rritur vajzen time por jo that duan te bej si thon ato. Do cmendem kam shum frik per gocen num dua ta le as 1 second vetem me ato por esht e pamundur

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.