Ankth/ Stres 21.12.2023
Pershendetje
Kam gati 7 vite qe vuaj nga ankthi pasi kalova nje faze stresi para disa vitesh
Kohet e fundit ndjej strengime ne gjoks dhe atake paniku dhe me duket sikur me shtrengon dicka nga ana e zemres ose dhimbje nuk di si ta analizoj
Kam bere disa here vizita zemre dhe me kan dale gjithmon ne rregull
Nuk po di me si te veproj ndoshta duhet te flas me ndonje psikolog
Dua nje mendim ju lutem , a ka ndonje njeri tjeter me te njejtat simtoma di une
Ju lutem mezi pres nje pergjigje nga dikush qe te me ndihmoje se nuk po jetoj dot i qete..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe e keni ndare shqetesimin tuaj me ne. Te ftojme te ndjekesh videon e meposhtme me disa nga teknikat sesi mund te menaxhosh ankthin https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania
Gjithashtu mund te flasesh dhe ne chat me nje nga psikologet ne oraret ne te cilat ata jane ne linje per te ndare me shume informacion mbi shqetesimin tuaj. Oraret e chat i gjen ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Ndihu i lire te na shkruash serish
Te urojme me te mirat,
Stafi i nukjevetem