Këshilla/Blog

Bledi 02.01.2024

Persh u ben 5 vjet vuaj nga ankthi prej 4 vitesh perdor esicalopram 20mg olozlapin 1/4 10mg
Ilacet nuk funksionojn tani mjeku i ndrovi perdor impiramine 75 mg dhe lyrica per dhimbje shpine , nderpreva esicalopramin , perseri as nje efekt ndihem shum keq kam ndjenj tfort stomak nuk mund te flej , doktori thot qe ankthi jot nuk largohet kurre , nuk di cfar te bej sepse kam dhimbje tforta shpine , dhe pagjumesi ,

  1. anonim says:

    vlla edhe une jam tnjejten pozit

  2. Anonymous says:

    Dhimbjet i ke psikosomatike dhe jo fizike. Konsultohu me nje psikoterapist, gjithashtu meru me aktivitet fizik dhe socializohu sa me shume. Absolutisht qe ankthi largohet por duhet te punosh shume me veten dhe te kesh vetbesim mbi te gjitha.

  3. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Bledi dhe te falenderoj qe je drejtuar faqes tone per te ndare problemin tend. Eshte e rendesishme qe po kerkoni ndihme dhe qe e keni ndare problemin tuaj edhe me nje mjek. Nga sa me tregoni, u be nje kohe e gjate neper te cilen po kaloni keto veshtiresi dhe duket qe nuk shihni nje permiresim te situates qe perjetoni. Ankthi eshte nje crregullim qe merr nje kohe te mire te dites tone duke prodhuar shqetesime fizike, mendore, parehati, ndjenja konfuzuese dhe demotivim per te vazhduar perpara e per te punuar per zgjidhje. Ndaj, e kuptoj shume mire ndjesine dhe veshtiresine te cilen po jetoni. Me vjen mire qe ne te gjithe kete rreth qe duket sikur cdo dite te zhyt poshte, ke kurajon, forcen dhe kujdesin per veten per te kerkuar ndihme dhe zgjidhje te kesaj situate. Realisht, ju pergezoj dhe mendoj qe eshte nisja me e mire per t’ja dale.
    Si fillim, une do ju rekomandoja te kryeni konsulta te vazhdueshme me mjeke, jo vetem me mjekun te cilin po frekuentoni momentalisht, por mund te konsultoheni edhe me profesioniste te tjere per nje mendim me te zgjeruar dhe te detajuar per situaten tuaj shendetsore. Ju keshilloj qe ti zbatoni keshillat e tyre me kembengulje pasi ndryshimet nuk ndodhin menjehere, por mund te kerkojne kohe dhe perkushtim. Beni kujdes gjate perdorimit te barnave, duke regjistruar ne menyre te kujdesshme edhe efektet qe ato pasojne tek ju, ne menyre qe te jeni mjeku i vetes per te njohur me mire trupin tuaj dhe kete informacion ta ndani me pas me profesionistet.
    Gjithashtu, une do ju ftoja te konsideroni nje takim me nje profesionist te shendetit mendor per te ndare problematiken tuaj. Koha e gjate neper te cilen keni kaluar eshte nje tregues i mire qe ka ardhur momenti per ta perdorur dhe kete ndihme.
    Nuk me keni folur per aktivitetin tuaj te pergjithshem, por po ndaj disa keshilla qe mendoj jane ndihmuese ne raste te tilla.
    Mundohuni te krijoni nje hapesire te veçante dhe te qete për veten. Mund te jete nje vend ku te relaksoheni, lexoni apo degjoni dicka qetesuese.
    Shkruani ne nje ditar per ndjenjat dhe pervojat e tua çdo dite. Kjo mund te ndihmoje ne identifikimin e gjerave qe ju shkaktojne parehati dhe ne njohjen e ndryshimeve ne humor dhe ankth.
    Kryeni ushtrime frymemarrje. Fokusohuni ne frymemarrjen e thelle dhe te qete. Mund te perdorni edhe teknikat e meditimit ose te relaksimit per te reduktuar nivelin e ankthit.
    Identifikoni dhe shenoni çdo gje pozitive qe ndodh ne jeten tuaj, madje edhe detaje te vogla. Kjo mund te ndihmoje ne ndryshimin e perspektives se te parit te gjerave.
    Aktiviteti fizik eshte i lidhur drejtperdrejt me permiresimin e gjendjeve te humorit dhe uljen e ankthit. Mund te provoni nje lloj aktiviteti fizik qe ju pelqen, edhe ne forma te lehta.
    Do ju keshilloja te zhvilloni dhe te ruani komunikim me njerezit qe ju rrethojne. Praktikoni te flisni hapur me familjaret dhe miqte rreth ndjenjave tuaja, pasi komunikimi i hapur mund te sjelle mbeshtetjen emocionale qe ju nevojitet dhe mund te kete nje ndikim pozitiv ne gjendjen tuaj.
    Kujdesuni per veten dhe mos hezitoni te kerkoni ndihme sa here e ndjeni te nevojshme.
    Mos harroni qe çdo rruge ka sfida, por kujdesi ndaj vetes dhe hapi i pare drejt ndihmës mund te sjelle ndryshime pozitive.
    Me kembengulje, mbeshtetje dhe kurajo, gjendje te tilla kapercehen me kohen dhe trajtim te vazhdueshem.
    Ju falenderoj e pres te degjoj nga ju.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.