Fabio 15.01.2024
Prsh jam nje djale 18 vjec, kam afro 1 vit e 1 muaj qe vuaj nga ankthi , me simptomat perkatese te tij , por sot me lajmin qe vdiq i riu 18 vjec ne lushje nga ankthi me infrakt ne zemer ndihem shum i friksuar dhe i irrituar, kam frik cdo minut dhe ankth shum te madh se mos vdes , po lexoj lajmet dhe thuhet qe infraktin ja. Shkakoi ankthi dhe pse po trajtohej , ngushellime djalit fillimisht , cfar te bej ju lumtem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Fabio,une vuaj qe 3 vite nga ankthi kam patur simptoma qe sdi qysh kam jetuar kam vujtur shum,perseri nga njeher me kthehet kur kam shum shtres,por nje ta them askush deri me sot ska vdekur nga ankthi e paniku por ka shum medja qe e publikojn kete titull thjesht per klike,une ndegjoj psikolog psikiater jam trajtuar edhe vet,po te ishte ashtu do vdesin shum njerz sepse tash gati te gjith kan ankth,une nga frika kam vdekur 10 her ndite hahaha,dhe prap po te frigohem prap me kthehet ankthi paniku shum i fort,por ne qka lexojm e marim qe do na ndodh neve,eshte gjendje e rend sidomos kur je me femij te vegjel e smundesh te kujdesesh kam perjetu shuuuum,kshtu qe mos lexo qka shkruj lajme per vdekje sepse nga tuta do te rrish rat hahahah.
Pershendetje Linda , gezohem qe e ke perballuar me se miri kete periudh te veshtire , dhe un po mundohem shum ta menaxhoj , ishte nje far kohe qe isha pothuajse i sheruar , por pas ketyre lajmeve qe km pare keto ditet e fundit me esh rikthyer e me keq se me perpara me simptoma te reja madje , ndihem shum i lodhur gjithe diten dhe sikur me merren mend , kontrolloj pulsin cdo or dhe me flihet shum gjum , dhimbje gjymtyresh etj , po me optimizem dhe qetsi do mundohem ta perballoj serisht , sepse esh gjithcka mentale, zoti na dhent kurajo , shendet dhe qetesi , e kalofshim sa me shpejt , te pershendes !!
Përshendetje Fabio, faleminderit që komunikove me nukjevetëm! Më vjen keq për gjendjen
tënde, duket se ankthi të ka pushtuar. Për sa i përket vdekjes nga ankthi, do të ishte e vështirë që
të ndodhte pa pasur një problem tjetër shëndetësor. Ndërsa për ty, mendoj se është mirë të
këshillohesh me dikë. Mund të shkosh në një psikolog. Nëse nuk ke mundësi, do të të sugjeroja
që të shkruaje në chat-in e nukjevetëm për të bërë disa seanca me psikologët që janë të
angazhuar.
Gjithë të mirat,
Veronika