Lexuese 05.02.2024
Kam lënë një punë që nuk e bēja dot, sepse punohej natën. Punova aty një muaj. Nga gjumi i vonë bëhem nervoze, ikën dita pa bërë asgjē, nuk kam kohë as për veten. Unë jam diplomuar para pak muajsh dhe kam ankth edhe pasiguri. Familja nuk i pëlqen vendimet e mija, duan të jem në punë me se s’ bën. Pērpiqem të shpjegoj se disa punë nuk i bëj dot, por ata mendojnë se unë kam naze për çdo pune. Nuk kënaqen ne asgjë që bëj unë. Në nerva e sipër pastaj grindem dhe nuk kontrolloj nervat. Nga kjo dobësi imja, ato mendojnë se kanë tē drejtë të më shajnë(i kam zbuluar). Kam marrēdhënie problematike me prindin, ndonēse me ndihmon dhe probleme gjith kohës me një familjare, edhe se ajo jeton jashtë dhe nuk di pēr mua asgjē. Nuk mund të kem presione sepse unë mezi jam ringritur. Pavarësisht rrëzimeve, fajeve dhe gabimeve, po përpiqem. A u jep problemi im mendor të drejtën e fyerjes atyre? Nuk mbledh veten sa herë kam rrëzime të tilla.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që na ke shkruar!
Situata juaj duket e ngarkuar emocionalisht dhe është e rëndësishme të kuptoni
se çfarë ndodh me ju dhe të kërkoni mënyra për t'i adresuar këto sfida. Problemi
juaj mund të jetë i lidhur me ankthin dhe pasigurinë pas largimit nga puna e
mëparshme, si dhe me presionin dhe kritikat e familjes. Është e mundur që ju të
ndiheni e frustruar dhe e fyer përballë kësaj situate ndaj është shumë e
rëndësishme mënyra sesi do ti adresoni dhe menaxhoni më mirë emocionet dhe
stresin si dhe për të gjetur mënyra të shëndetshme për të trajtuar konfliktet me
familjen dhe për të përmirësuar raportet tuaja. Si fillim, do ju inkurajoja të nxitni
një komunikim të hapur dhe të sinqertë me anëtarët e familjes , pasi mund të
ndihmojë në të kuptuarit e ndjenjave dhe nevojave të njëri-tjetrit. Gjë, e cila do
lehtësonte shumë ngarkesa nga sa më tregon më sipër. Mundohuni të jeni te
ndjeshëm dhe të respektueshëm me njëri-tjetrin dhe kjo mund të nisë dhe mund
të nxitet edhe nga ju.
Ndërkohë, përpiqu të bësh dicka për veten.
Mësoni teknika relaksimi si frymëmarrja e thellë, meditimi apo vizualizimi pozitiv
për të ulur nivelin e stresit dhe tensionit.
Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit dhe ambient të përshtatshëm
për të fjetur mirë. Mund të përdorni edhe teknika të relaksimit përpara se të
shkoni në shtrat për të ndihmuar në uljen e stresit para gjumit.
Merrni kohë për të bërë gjëra që ju sjellin kënaqësi dhe qetësi, si leximi, qëndrimi
në natyrë apo ushtrimi fizik. Kujdesi ndaj vetes është i rëndësishëm për të ruajtur
mirëqenien emocionale.
Ajo që unë do këshilloja do të ishte të nisni të cilësoni dhe zbatoni kufinjtë.
Përcaktoni kufinjtë tuaj dhe mbrohuni nga presioni i jashtëm dhe kritikat e
panevojshme. Nuk është kusht të pranoni çdo kërkesë apo kritikë të familjes.
Nëse ndjeni që tensioni emocional është i papërballueshëm ose po ndikon në
cilësinë e jetës suaj, konsideroni dhe një konsultë me një psikolog. Ata vërtet
mund t'ju ndihmojnë të adresoni sfidat dhe të zhvilloni mënyra efektive për të
menaxhuar emocionet.
Unë ju falenderoj e uroj ta kapërceni me sukses këtë sfidë. Ju mirëpresim sërish.
Uarda