Këshilla/Blog

Eraa 18.02.2024

Prsh.
Vuaj nga ankthi qe 6 vite mirpo qe tre vite vuaj nga nje marramendje p.sh me vjen sikur me shtyen dikush nga mbrapa kur dal neper kafe restorante kur jam ulur me vjen sikur smund te jem ne ekuiliber ,kam nje tension mbrapa kokes me pulson koka mbrapa e ndjej nje puls ai puls me duket sikur kur rrah zemra ashtu me rreth nje puls mbrapa koke ,edhe kur rri ne kemb me vjen sikur skam ekuiliber te mir sikur me shtyen dikush,sidomos kete e kam kur jam jasht shtepis . Nuk perdor medikamente kam bere seanca me psikolog po nuk me ka ndryshuar asgje. Kam mendime negative koh pas kohe dhe simptoma te ndryshme si marrje fryme me ngushton gjoksi me dhemb gjoksi si ligshtim ne trup,kam dhe dhimbje ne nofull .”,kam frik mos po bie dikun,kam nje siklet te madh ne trup . Sidomos kjo marramendja me shkaterroi . Ju lutem kush ka keto simptoma dhe si e keni kaluar ju??
Faleminderit

  1. Andi says:

    Prsh Era . Nuk je e vetmja mos u shqeteso , kam 2 vite qe vuaj nga ankthi kam perjetuar shum po shum simptoma te ndryshme . Per momentin kto qe ke pershkruar ti kam . Fiks keto ndjesi kur eci ose kur ulem ne kafe etj . Me duket sikur po lexoj veten time . Shpresoj tja kalojm sepse eshte shum e zormshme .ndihem i lodhur dhe skam motivim per asnje gje . Duhet te behemi te forte dhe ta bindim veten qe skemi asgje per tu shqetesuar eshte e veshtire por duhet ta bejme .Mos u shqeteso gjej dike qe te folesh sa me hapur dhe do ta kalosh . Te uroj shendet

  2. Endrit says:

    Era ri e qet mos u streso kaluse o edhe une jam ne gjendje te njejt momentale po me ndihmen e zotit ka me tkalu veq meno pozitiv

  3. Bledi says:

    Prej 4 vitesh mar antidepresant as nje efeket pozitiv

  4. Luna says:

    Pershendetje a keni dhe sikur rendes n kok sikur dridhje sikur do biesh mpirje koke dhimbje koke sikur e mpir prej dhimbjes? Marramendje dhe un kam rendes ne sy a keni sikur xixa erresir

  5. DEA says:

    Pershendetje!Une kam vite me ankth, por 3 vitet e fundit kam shum siptoma fizike.
    Marramendje kam 24 ore, edhe ne gjume kam ndjesin qe me leviz krevati.
    Dridhje trupi gjate gjithe kohes,e cila fillon ne kraharor dhe shperndahet ne duar dhe kembe.
    Aritmi dhe luhatje tensioni, ndjesi e mbytjes dhe ftoht edhe ne vere kur kam kriza ankthi.
    Kam mare mjekim nga psikiatri disa here, behem mire per periudhen dy jave pasi filloj mjekimin dhe mbasi e mbaroj jam mire dy ose tre muaj pastaj me fillon perseri nga e para.
    Gjithashtu gjate gjithe kohes ndjehem bosh asgje nuk me kenaq nuk me emocionon dhe dua vetem te qaj.
    Kam bere analiza e kontrolle pa fund sepse nuk me besohej qe ishte ankthi qe me jepte keto siptoma por ne momentin qe fillova ta pranoja ankthin bashke me siptomat e tij kam filluar ta menaxhoj veten dhe krizat e tij me lehte.
    Beje frymemarrje te thella kur jam ne gjendjen me te keqe dhe i them vetes askush ska vdekur nga nje krize ankthi apo paniku.

    Uroje qe te gjithe ne qe kemi kete problem te ja dalim.Vetem besim ne vete qe ne mund ta menaxhojme kete gjendje pasi eshte normale qe ne jete te kalojme shume veshtresi.

  6. Lea says:

    Era mos ki merak sepse shum ki kshtu me kit gjendje te njejtin rast jam edhe unee nuk baj jet te qett dmth qdo dit me ni ankes te re kto dit
    kam pas marramendje edhe me kok sjam mir gjitha sikur ike pershkru ekam

  7. Anonymous says:

    Dhe un kam gjith simtomat qe keni përshkruar.Ne fillim kisha frike,por tani nuk kam se e kuptova qe asgje nuk te ndodh.E mposhta frike te dal nga shtëpia. Mos i

  8. Desi says:

    Dhe un po kaloj nje gjendje ankthi kam 1 muaj dasht zoti madh ta kalojmm se qenka nje gjendje shum e keqe , zoti i sheroft te gjith njerzit qe vuajn nga ankthj

  9. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje Era! Të falenderoj, që i je drejtuar faqes së Nuk Je Vetëm.
    Mes rrjeshtave të shkruara mund të perceptoj gjithë lodhjen, pasigurinë, por nga një anë edhe
    dëshirën tënde, që gjithë kjo gjendje të përfundojë dhe të mund të rikthehesh në shëndet të mirë.
    Shkruan, se ke 6 vjet që përballesh me ankthin, që është një periudhe kohe e gjatë. Pyetja ime
    është, se kur ka qenë hera e fundit, që ke bërë një konsult me specialist? Përmend që ke ndjekur
    seanca psikologjike, por që nuk ka pasur rezultate pozitive. Cilët mendon se mund të kenë qënë
    faktorët, që kanë ndikuar, që terapia psikologjike të mos ishte frytdhënëse?
    Ankthi është një gjendje, që çdo person që e përjeton do donte ta “zhdukte” sa më parë, për
    shkak pikërisht të këtyrë simptomave axhituese dhe në një farë mënyre të humbjes së kontrollit
    mbi gjendjen trupore. Megjithatë duhet kuptuar se për ta përballur dhe punuar me ankthin e për
    të rifituar një gjendje të mirë, duhen bërë ndryshime afatgjata në stilin e jetesës dhe është një
    rrugëtim në të kuptuar se çfarë ankthi do të të komunikojë ty. Do të ishte me vlerë t’ja fillosh

    ndoshta nga të kuptuarit e mendimeve negative që ke? Për çfarë pakënaqësish tregojnë ato?
    Çfarë ndryshimesh do donin, që të ndodhnin në jetën tënde? Sigurisht që në gjendje ankthioze
    kjo është e vështirë për t’u bërë vetëm, prandaj rekomandohet, që një psikolog, profesionist i
    fushës, të të udhëheqë në këtë rrugëtim duke përdorur teknika dhe metoda që lehtësojnë këtë
    proces.
    Kam besim se do ta gjesh forcën dhe durimin për të nisur këtë rrugëtim drejt rekuperimit të plotë.
    Të uroj gjithë të mirat!
    Aida

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.