Këshilla/Blog

Bledi 18.02.2024

Prej 4 vitesh vuaj nga ankthi pothuajse 4 vjet kam probleme me gjumin dhe shum simptoma te tjera perdor medikamente por as 1 efekt

  1. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje Bledi! Të falenderoj, që i je drejtuar faqes së Nuk Je Vetëm.
    Siç mund të kuptohet edhe nga letrat e shumta që vijnë në këtë faqe, për ankthin, ai është kthyer
    në sëmundjen e shekullit. E megjithatë kushdo që e përjeton ndihet edhe i pakuptuar nga të tjerët
    përreth, përveç gjithë simptomave shqetësuese fizike të cilat përjeton.
    Medikamentet për ankthin mund të jenë lehtësuese por ato nuk japin zgjidhje afatgjatë për
    ankthin. Për këtë arsye profesionisti, që mund të vijë në ndihmë është psikologu. Duke ndjekur
    terapinë psikologjike krahas edhe trajtimit me medikamente që të ka rekomanduar mjeku, mund
    të kesh rezultate më të mira në trajtimin e ankthit.
    Për të tejkaluar ankthin përveç pjesës së lehtësimit të simptomave fizike punohet me të kuptuarit
    e ankthit. Cilat janë në thelb mendimet apo shqetësimet, që të nxisin krijimin e gjendjes
    ankthioze?

    Duke trajtuar këto mendime penguese apo shqetësuese të cilat nxisin akthin, fokusi vihet në
    zëvendësimin me mendime më të dobishme. Nëpërmjet praktikimit të vazhdueshëm të këtyre
    mendimeve të “ri- modeluara” përfitohet një kontroll më i madh mbi ankthin.
    Njëkohësisht është e rëndësishme edhe praktikimi i mënyrave, që sjellin lehtësim nga gjendja e
    tensionuar dhe e axhituar trupore dhe emocionet që i bashkëshoqërojnë.
    Praktika të lidhura me këtë mund të jenë:
     Teknika të frymëmarrjes e relaksimit trupor.
     Rutinë fjetjeje e mirë,
     Ushtrime fizike apo të qenit në lëvizje
     Kërkimi i mbështetjes nga të tjerët: si familjarët apo shoqëria jote e besuar.
     Të mësuarit dhe praktikimi i shprehjeve pozitive ndaj vetes.

    Një profesionist psikolog/psikoterapist mund të ndihmojë më mirë në procesin e të kuptuarit të
    ankthit dhe të gjetjes e vënies në zbatim të mënyrave më efektive të përballimit dhe rekuperimit
    ndaj ankthit dhe nëse ke mundësi për të ndjekur do të thoja, që do ishte e dobishme që t’i
    drejtoheshe për këshillim.
    Të uroj më të mirat!
    Aida

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.