Marian 05.03.2024
Pershendetje, kam gati 3 vite qe shfaqet gjaku ne peshtyme, kjo ndodh zakonisht ne periudhen e dimrit, kam ber analiza te detajuara te mushkrive dhe fytit por nuk kan gjerur gje por qe problemi vazhdon te rishfaqet dhe me dhimbje te njeren an te qafes dhe po asaj pjese te fytit, ju lutem per nje keshill ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
Nese pohoni se te gjitha ekzaminimet kane qene ne kufije normal atehere nuk eshte per te u brengosur. Ju duhet qe te paraqiteni te Mjeku juaj Familjar i cili do te vendose se cilat ekzaminime shtese e konsulta te perfshihen per kompletimin dhe sqarimin e gjendjes suaj (ekzaminimi bazik, strisho hunemde, fyti, nese keni kolle me kelbaze- kelbaza ne ekzaminim mikrobiologjik, etj. pra eliminimi i infeksionit eventual, identifikimi i shkaktarit dhe kontrolla te specialisti perkates (ORL, Pulmolog, etj.).
Gjithe te mirat,
Dardani