Gggg21 13.03.2024
Pershendetje uroj qe te jeni mir
Une jam nje 21 vjecar qe po vuaj nga crregullimet e ankthit kam rreth 1 vit qe po me shkaterron ankthi
Kam shume simptoma fizike si dhimbje koke , marramendje , lodhje fizike , te rrahura te shpeshta te zemres ndonjeher zemra sikur do te dal nga vendi i saj dhimbje ne zonen dhe krahun e maj dhe ndonjeher sikur po me merret fryma sikur po mbytem dhe nganjeher kam te therura ne krahun e majt dhe mpirje kam ndjenjen qe mua do me bie infark atak ne zemer
Kam ber te gjitha analizat e gjakut dhe
ekografin e zemres te gjitha me kan dale shum mire pa probleme
Kjo gjendje po me lodh shum zdi si tia bej me
Ankthi po me mbyt ………..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju ftojme te ndiqni videon ne linkun e emeposhtem ne te cilen pershkruhen disa teknika qe mund te perdorni per te menaxhuar ankthin.
https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania
Gjithashtu mund te flisni me nje nga aekspertet tane ne chat ne oraret kur ata jane online.
Nese e ndjeni te nevojshme nje konsulte e drejtperdrejte me nje psikolog apo terapist mund tju ndihmonte per te kuptuar burimin e ankthit dhe si ta trajtoni ate.
Ndihu i lire te na shkurash serish.
Cdo te mire,
Stafi i nukjevetem
Mos kini frik prej ankthit se krejt keni me kalu keni me dal se msoni me ankth me jetu