Këshilla/Blog

Linda 18.03.2024

Une jam nje vajze 19vjecare dhe vuaj prej ankthit.Gjithcka filloi nga hiqi .Teksa po beja detyrat papritur nje mendim i keq u shfaq ne mua .Simtomat u thelluan edhe me shume kur filluan crregullimet e rrahjes se zemres ,dhimbje dhe therje ne anen e majte , mpirje te duarve dhe te kembeve madje kam bere EKG dhe oa dale shume mire sipas mjekut edhe dhimbje nestomak . Sot kisha dhimbje edhe ne anen e majtellte zemres rrahje te forta te saj dhe ndjesi nxehtesie ne brendesi te saj. A ka ndonje tjeter si une me keto simtoma? Ju lutem ktheni pergjidgen sa me shpejtstafi i nuk je vetem .

  1. Ankthi199 says:

    Linda jan simptoma te ankthit njejt i kam edhe un ankthi ka shum shum simptoma kshu qe mos u shqeteso duhet te qen te fort

  2. Irma Vako says:

    Përshëndetje e dashur, shpresoj të jesh mirë!
    Nga simptomat që ke përshkruar duket sikur ke kaluar një atak paniku, i cili është një episod
    frike intensiv dhe i papritur. Zakonisht ataku i panikut lidhet me frikën nga pasojat e tij si frikë se
    mos vdesësh, të kesh nje atak kardiak apo të humbasësh kontrollin. Ai përfshin reagime somatike
    të trupit si pasojë e aktivizimit të sistemit nervor simpatik, i cili është përgjegjës për reagimin e
    trupit “vrapo ose lufto” kur personi përballet ndaj një rreziku real apo imagjinar. Ajo cfarë duhet
    të kemi parasysh kur jemi duke përjetuar një atak paniku është që në vetvete ai nuk është
    kërcënues për jetën, dhe duhet të mundoheni të qetësoni veten duke vlerësuar simptomat e tij
    thjesht kalimtare dhe duke i shoqëruar me teknika relaksuese. Nëse vini re që shqetësimet dhe
    frikërat tuaja vazhdojnë, ju rekomandoj që të takoheni me një psikolog që mund t’ju ndihmojë të
    kaloni shqetësimet tuaja.

    Gjithë të mirat!
    Irma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV