ankthi ne shtatzani 18.03.2024
Jam ne muajin e 6 te shtatzanis ka jav qe kam ankth te vazhdueshem shqetsohem per gjithqka, nuk rahatohem aspak kam frike qe kjo gjendje mund ti bej dem bebes, nuk mund te bej gjume te rehatshem zgjohem naten e shqetsuar cfare te bej?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që na kontaktuat! Më vjen keq për gjendjen e ankthit që po
përjetoni, por faktikisht nuk është dhe aq e pazakontë në shtatzani. Shumë gra shtatzëna e gjejnë
vetem me simptoma si ato që keni ju.
Do ju sugjerogja:
– të flisni me njerëz të tjerë për gjendjen tuaj: partnerin, një anëtar të familjes ose miq të ngushtë.
Ndonjëherë, vetëm ndarja e mendimeve ankthndjellëse dhe e ndjenjave mund të mjaftojë për të
ulur nivelin e ankthit
– merruni (aq sa ju lejohet) me aktivitete fizike. Ato ndihmojnë në reduktimin e nivelit të ankhit.
– merruni me aktivitete që ju pëlqejnë dhe ju shpërqendrojnë, si p.sh. të muzikë, kinema etj.
– praktikoni ushtrime për frymëmarrjen. Ky është një ëebsite ku gjeni sesi, pork a dhe të tjera në
youtube ( https://www.stress.org/take-a-deep-breath );
– mund të praktikoni të shkruani për atë që ndjeni
– reflektoni për atë që jua shkakton ankthin, dhe mendoni se sa real është stimuli.
Gjithë të mirat,
Veronika