No name 04.04.2024
Përshëndetje,si jeni!
Nuk kam as të afërm ,as ndonjë mik të
Besuar,të shprehem për gjërat që më rëndojnë,bëj një jetë shumë të vetmuar dhe introverte,sigurisht kam prindërit e vëllanë por ata kanë hallet e tyre ,e nuk mund tu besoj as atyre se nesēr zemërim e sipër ti përmendin gjërat, prandaj kam vendosur të flas ktu për problemet e mia që të mar ndonjë këshillë.
E keqja është më janë mbingarkuar situatat që jam sfiduar gjatë jetës njëra mbi tjetrën dhe jam lodhur shumë psikologjikisht.
Së pari kalova vite të stërmundimshme shkollore shumë sfiduese dhe të dhimbshme për shkak të shumë armiqësive dhe fyerjeve ,te shumeta në arsim.Në çdo vend ku jam shkelur kam pasur situata të keqija të rënda për shendetin tim
psiko-fizik,komente të keqija e ironi nga bashkëkoleg madje edhe arsimtar.
Po ti hy në detaje janë shumë të dhimbshme ,e duhet ti shkruaj gjatë ,dikush nga ju mund të thotë që është faji Im që më ka ndodhur kto,por vetëm unë u di situatat e arsyet,dhe mbase keni të drejtë ,sepse unë kam pasur shumë njerëz që nuk m kanë dashur të miren por armikja më e madhe e vetes kam qënë vetë,se kam duruar aty ku nuk duhet ,e tjetri do nxisi e tjerët kundër teje deri sa bëhet e pamenaxhueshme situata .
Në master jam ndjerë mirē,kam pasur shumë bashkëpunim me pedagogët sepse unë jam tip e që më pëlqen leximi dhe diskutime e njohuri të ndryshme që kisha orën e mësimit më jepnin avantazhe,kolegët I kisha të mirë,madje një vajzë e dalloi që kishte diçka më shumë te unë,po unë nuk ju haha asaj e pse u interesua me të vërtet ,mendova ajo është thjesht kurioze e kaq,do mbaroj shkolla edhe sdo e takoj më,pastaj nuk doja të dukesha e dobët në sy të saj.
E vetmja e keqe në master ka qënë 1 pedagoge ,ajo mu ngjit si ferrë,në çdo orë mësimi e bëri zakon të kênaqeshe duke
Hedhur ironi,kunja e fyerje për mua para njerëzve,unë nuk reagova e durova në heshtje se kisha hallin e provimeve ,nuk doja konflikte,po shikoj që ka qenë një gabim i madh sepse kjo gjë i dha asaj shtys ta bënte të vazhdueshme atë sjellje,i thash një ditë a ta bej ,projektin vetëm,po e bëre vetëm je e deshtuar profesionalisht tha para tjerëve duke qeshur,ishte nje soc idiote që për moshën e detyrën që kishte ishte e turpshme të silleshe ashtu e të kishte 1 gjykim aq tē dobët,një ditë tjetēr se di për ca pyeti për nje temë të caktuar se mbaj mend,po prap më hodhi ironi mua,koleges i lejohet se ka mbaruar bachelor tjetër ty stë lejohet mē tha me kunja,një ditë tjetër isha provim dhe ngatërrova diçka ,unê e dija përgjigjen po u ngatërrova ,e i tha 1 kolege sa e krisur kjo,po ajo ishte grua zonjë se kam pas komunikim me atë ,i tha mos fol ashtu se është munges respekti,aty vari turinjt ajo si pulë e lagur,desha ti them ska faj ajo kam faj unë që e durova shumë ,ta kesh par ça smë ka punuar çdo orë mësimi,unë kam ardhur ktu të bëj shkollën jo tē duroj sharjet e kësaj,se di kush e mban punë ktë me sjellje rruge që ka po ishte provim diplome e thash po e anashkaloj spo bej sherr…AJO QË UNË NUK KUPTOJ ËSHTË INDIFERENCA E KOLEKTIVIT PËR SJELLJE TË TILLA,KTA PERSONA KANË MBESHTETJE OSE NJERËZIT HESHTIN PRANDAJ VAZHDOJNË ATË SJELLJE,E DYTA ËSHTË ARROGANCA E IDIOTSIA E TYRE E PASHOQE ,ÇDOKUSH QË URREJN E SHOHIN SI TË PAAFTE KA PËR DETYRE SIPAS KËTYRE TË SHAHET E POSHTËROHET NGA ATA …habitem për kolegët si shikonin
Shfaqe e nuk thonin 1 fjalë ndonse për mua nuk u kursyen kur unë një ditë nuk kisha fjetur mirë gjumë ,bëra e gabim se po më binte dielli fytyrë.
NEJSE MBAROI MASTERI ,shkova të kërkoja punë ,ta zbatoja profesionin kudo po U refuzova nga mungesa e eksperiencēs,dhe paragjykimeve,dhe kam
Hequr dorë ktu Shqipëri të ushtroj profesionin,provova të shikoja e punë jashtë profesionit si call center por për shkak të problemeve familjare e ,ankthit e mbimendimeve që kisha për veten e të shkuarên nuk ju përkushtova punës ,dhe e lash pa e filluar,se filluan e komentet e këqija.Si pastruese e kamariere nuk mund të punoj se kam probleme frymarrje e lodhem shpejt ,kam dhimbje.
Po ndihesha si një zero e vërtet,gjithë ato lekë,kohë të shpenzuara kot,gjithë ato sakrifica e vuajtje për një diplom pa vlerë,
Ku shumë mirë unë jam e sigurt janë në punë njerëz që din po aq sa unë.
Kam 1 punë që shkoj si vullnetare tek
një qendër me persona me nevoja të veçanta po sbëj naj gjë që të praktikohem.
Kam gjetur zgjidhje të jem e vetëpunësuar,punoj online nga shtëpia ,
Kam paguar trajnimet me asistencën e invaliditetit që kam Mar ,po ato 75 mij lek
janē ,ça do blesh më parë abone a ushqime.
Po kam zgjedhur të punoj e mos të justifikohem pēr pjesên financiare ,kush duron e kunjat e prindërve,te mbajm ne e ,je e madhe ku e ke rrogên ,se mos mi kuptojnë hallet ata mua.
Kur erdhi xhaxhi ktu I dha gojës shumë me mua mê ofendoi atē e mbështetën ,edhe pse për çudi e shajn pas krahve atê mburrravec,pijanes e sharës.
E 1 shoqëri që e kisha me një djalë që e njoh praktikë profesionale,ai nuk interesoheshe për të dal,nuk më shkruante asnjëher pa ja kujtuar unë e mezi vinte për kafe,Ishte I zhytyr në errësirën e hallet e tij se kishte babin e vet sêmur e vetë ishte me probleme shikim e dêgjim se ka syze e apart dëgjimi,ecên keq,ndoshta ndiheshe inferior që sdonte të dilte me mua ,po se durova dot ku më tha sdua të dal me ty se sdo të rrish me mua,une isha e vetmja që i shkruaja i shkova në kishē e pse nuk isha fetare ai ja fusty kot.
Mbas ca muajve të gjatë me kto justifikime ,skam kohë ,kam halle,u zumë keq dhe u ndam me fjalên e tij të fundit.
Në fakt 1 miqësi që mbahet veç nga një and as nuk llogaritet fare.
Me të afërmit as kam lidhje fare ,as duan tja dinë a jam gjallë a vdekur.
Kam dal me çuna ,nja dy më kanë refuzuar su kam pëlqyer si tip,njërit si duket i dukesha e dështuar se më pyeti jo mestaren ,jo pēr rrogên ,e ai fitonte mbi 2000 euro në muaj e ishte inxhinier,sa ftohtë e shpejtë gjykojnë ca njerëz ,ku e di ti arsyet e mia,jetên time,sikur jemi vetëm objekte që matemi nga çmimi jo njerëz,po ka djem shumica kanë pasur pëlqim ndaj meje po unë nuk I doja , kisha e problemet e mia e sdoja ndonjë lidhje Pa u rregulluar të paktên financiarisht,se si dihet të nesërmes. DHE JAM KOMPLET SHUMĒ
E MBINGARKUAR,E LËNDUAR NGA E SHKUARA ,NGA NÊNVLERËSIMET,NGA DËSHTIMET,NGA BULLIZIMET E NJERËZVE,DHE NDIHEM KAQ NË PRESION ME VEFEN ,TË RREGULLOJ TRAUMAT E MIA,FINANCAT E MIA. TË IKI JASHT SHTETIT.
Ndonjëher mendoj se jeta ime ska pikë kuptimi ,dhe që unë kam lindur për tê qenë
Askushi tër jetên,ca her më vjen në mendje veç vdekja e vetvrasja.
Po prap nuk dua të lendoj familjen .
Dhe kam dêshirë e unë të jetoj të shoh ditë
Të bukura,të udhëtoj të njoh njerëz të rinj,në and tjetër jam me vendimin të heq dorê.Kam përfunduar e vetme,kshu kaloj ditën duke u praktikuar ,duke dalë,lexoj
Po prap po vdes nga palumturia,nga kujtimet e errata të së shkuarês që më janë si hije e kto ditë .
Do shkoj sa tē bëj lek të paguaj terapin te psikologia po prap e kam me dy mendje,sepse kam dëgjuar që ka e psikologe që tallen e qeshin me klientët,dhe nuk e dua që e njeriu I fundit që I besoj sekretet ta bëj ktë me mua.
Nuk dua qê psikologia të më shohi si të dobêt e të metë,e të më gjykoi.
Nuk po dua as veten time .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përse gjithe kto ditë askush nuk
Ka shkruar asgje I anashkaloni gjerat
Pershendetje,
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit dhe shume shpejt do te merrni nje pergjigje.
Ju ftojme te kontrolloni here pas here per te pare pergjigjen tuaj.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukhevetem
Përshendetje e dashur,
Uroj që të jesh mirë! Së pari dua të të falenderoj që na je drejtuar për të na besuar mendimet dhe
shqetësimet e tua! Nga letra jote kuptoj që je ndjerë vetëm në përballjet e tua me sfidat dhe
vështirësitë e jetës, si dhe që vazhdon të jesh e ngarkuar psikologjikisht. Paralelisht me këtë lexoj
nëpër rreshta dhe vlerësoj edhe dëshirën për të mos u dorëzuar dhe për të luftuar për ditë të
bukura dhe të lumtura në jetën tënde! Një psikolog profesionist jo vetëm që nuk gjykon dhe ruan
konfidencialitetin, por do të të ndihmojë të eksplorosh dhe kuptosh më shumë veten, si dhe do të
të ndihmojë të zhvillosh aftësi të shëndetshme dhe efektive për t’u përballur me probleme të
ndryshme.
Gjithë të mirat,
Irma