Kam nevoj per ndihmen e te gjithve 15.04.2024
A ju ndodh qe kur eshte nxehte te ju mungoj ajri i ftohte sikur smundeni ta duroni nxehtesin zemra t nis t punoj shpejt barku fryhet tkap paniku mos te nodhi gje kur eshte nje vend i mbyllyr mendoj cka do te bej nqofse smund t mbushem me frym zdi si ta pershkruaj me shum sepse ka shum qe duhet t shpjegohen pot kjo eshte ma me rendesi frymarja
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Po kjo eshte ankth konsultohu
Po kjo eshte ankth konsultohu me nje psikolog/psikiater
Na ndodh madje edhe ne gjume naten zgjohemi se nuk marim dot fryme,ndjesi mbytje aritmi,tensioni shkon sa shkon,dridhje trupi.Eshte vetem ankth,nuk eshte asgje tjeter.Mos ki frik se nuk vdes,une kam vite keshtu
Kur vjen nata para se tm zej gjumi skam problem kur hupet dielli jam lire marr frym mire por kur mendoj per ate gje nis zemra punon shpejt mendoj si do tja dal diten tjeter nqofse eshte nxehte mendoj sikur ska kurr te sherohem nga ky problem
Përshëndetje dhe faleminderit që na keni shkruar.
Më vjen keq për situatën që po kaloni, e cila mund të jetë një përvojë e vështirë dhe shqetësuese për ju dhe është e rëndësishme të kuptojmë se pse ndodh kjo gjë. Si fillim,unë do ju sugjeroja që të kryeni disa kontrolle mjekësore për të parë gjendjen e përgjithshme të trupit tuaj e më pas mund të identifikojmë shkaqe të tjera të mundshme.
Po mundohem të bëj një interpretim të përgjithshëm (jo në vecanti për ju) të ndjesive që ju përshkruani e ju ftoj ti vlerësoni lidhur me gjendjen në të cilën gjendeni. Ndodh disa herë që ekziston një asosacion midis përjetimit të nxehtësisë dhe ndjenjës së rrezikut. Në disa raste, kjo mund të përçojë ndjenjën e sigurisë dhe kontrollit tek disa njerëz, duke shkaktuar ndjenja të moskontrollit dhe frikën nga rreziqet e mundshme prej saj.
Gjithashtu, nëse keni përjetuar ngjarje të rëndësishme që lidhen me përjetimet fizike që ju përshkruani, është e rëndësishme ta merrni në konsideratë, pasi përvoja të tilla ose të ngjashme të mëparshme mund të gjenerojnë ankth dhe panik kur përsëriset një situatë e njëjtë.
Ndërkohë, unë do ju këshilloja ti dedikoni pak kohë vetes tuaj, duke kryer disa aktivitete, të tilla si teknikat e meditimit dhe vizualizimit të një vendi të qetë dhe të sigurt për të ndihmuar në kontrollin e ankthit dhe tensionit (mund ti referoheni website-ve të ndryshme mbi shëndetin mendor).
Provoni të përballeni gradualisht me situatat që ju provokojnë të tilla ndjesi të parehatshme. Filloni me situata të vogla dhe gradualisht shtoni nivelin e ekspozimit për të ndihmuar në rritjen e aftësisë tuaj për të përballuar ankthin.
Përpiquni të identifikoni (fillimisht) e më pas të sfidoni mendimet negative që ju shkaktojnë këto ndjesi dhe mund të referoheni në website mbi teknikat kognitive për të praktikuar zëvëndësimin e mendimeve negative në mendime të shëndetshme dhe realiste.
Nëse ndjeni se situata vijon të ndikojë në cilësinë e jetës suaj, konsideroni të kërkoni ndihmë nga një terapist i cili mund të ofrojë mbështetje dhe strategji të specializuara për menaxhimin e kësaj situate.
Kujdesi ndaj vetes dhe qëndrimi i hapur për të kërkuar ndihmë janë të rëndësishme në menaxhimin e ankthit. Ju nuk jeni vetëm në këtë përvojë dhe ka burime dhe profesionistë të disponueshëm që mund t’ju ndihmojnë të përballoni ankthin dhe të rritni aftësinë tuaj për të qenë më i qetë në situata të vështira.
Ju falenderoj e pres të dëgjoj nga ju,
Uarda