Këshilla/Blog

Andrea M 26.04.2024

Pershnetje jam nje baba 53 vjec i martuar dhe me tre vajza te mrekullushme,po them problemin qe kam, perpara 15 ditesh nga kamerat e siguris qe kam ne nje ambjent biznesi pash qe bashkshortja pa komunikonte me telefon live ne instagram dhe me beri pershtypje menyra e bisedes dhe zeri i biseduesit nga ana tjeter e futa memorjen ne pune qe te gjeja zeri se kujt i perkiste dhe per pak e gjeta ishte i nje personi qe dhe ai ka biznes ngjitur me dhe vazhdova te dogjoja biseden mes tyre,biseda qe nga momentin qe i pash zgjati diku te 18 minuta,kjo me beri te vihesha ne nje ndjenje konfuzioni dhe hapa kamerat e nje nuaji me pare aq sa mbante serveri,dhe pash qe pothuajse te gjitah ditet kishin biseduar dhe fillova te rregjistroja bisedat me pikante,ne nje bised e dates 22 shkurt qe zgjat diku te 30 minuta ata flisnin per menyren se si ju kishte lindur ndjenjat kuptohet me shikime,ngacmime dhe hedhje fjalesh te tipit provokues,se si i kishin ndar me njeritjetrin adresat e instagramit dhe si kishin filluar te komunikonin,se si e kishin ber prezantimin e pare duke cuar nje mesazh te shkurter qe mbrita dhe duke shoqeruar me nje foto,kjo e kishte ber personin qe te ndihesh i mrekulluar dhe qe nuk e priste kte gje dhe she dy net skishte flet gjume dhe shum e episode te tjera qe per mua ishin biseda flirtimi,ne daten 18 mars ne nje bised tjeter qe po benin ne meste saj kur po flisnin per gjera te pergjithshme ai i thot te hensha zemren,te hengsha syrin,sa e mire je t’vij te te mar pak ere e tjera si kto,isha ne gjendje shoku bota mu krhye permbys cdo gje me dukeshe e zez spo mlidja dot veten,u qetsova dhe gjeta momentin dhe ja tregova bashkshortes te gjitha regjistrimet ne fillim filloj ti mohonte pastaj i pranovi dhe tha qe kam ber thjesht biseda,me eshte betuar me femijet m e zotin me nenen e vet qe nuk i jeton duke me ber be me jeten e vet dhe te femijve qe ka ber vetem biseda dhe kaq, kam 20 dit qe vetem debatoj se me ri mendja dit nat vetem aty nuk jam vetvetja,a duhet ti besoj bashkshortes per betimn qe thot se jan vetem fjal dhe asgje me shume,apo atyre qe kam degjuar nga regjitrimet e kamerave te siguris,do tju isha shume mirnjohes nese do merja nje mendim ose nje keshille,ju falenderoj nga zemra

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje Andrea,

    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar te ne shqetësimin tënd.
    Imagjinoj se nuk duhet të jetë periudhë e lehtë për ty.

    Me sa kuptoj nga letra jote je i zhgënjyer, edhe i mërzitur dhe ndihesh që e gjitha kjo ndikon në besimin midis jush dhe ka ngritur shqetësime se cfarë të bësh me tej dhe si ta marësh të gjithë këtë. Me të drejtë nuk është e lehtë të kalosh në ndjesi dhe mendime të tilla dhe shumë pyetje ngrihen automatikisht.

    Sic ti e ke kuptuar por edhe e ke ndjekur si situatë, një komunikim ose tërheqje ka ndodhur tashmë, ashtu sic ka ndodhur edhe që ti je përpjekur të sigurohesh për gjithshka duke ndjekur bisedat në një afat kohor dhe në fund gruaja jote ka kërkuar një mirëkuptim ose falje ndaj teje. Mirë është që para se të përqëndroheni vetëm mbi pasojat në marrëdhënie të kuptohet se pse kjo gjë ka ndodhur dhe a ngre kjo pyetje për marrëdhënien tuaj ose si doni ta keni marrëdhënien tuaj.

    Pyetje të cilat vendosen në kuadrin e një pyetje shumë të madhe dhe të rëndësishme: A e doni të dy marrëdhënien midis jush? A jeni gati ta kuptoni njëri tjetrin për cfarë ka ndodhur? A mundesh të vendosni se si doni të përmirësoni dhe respektoni marrëdhënien tuaj? A je i gatshëm të kuptosh bashkëshorten dhe cfarë ndoshta ka nevojë në marrëdhënien tuaj? A është ajo e gatshme të kuptoj ty dhe si të përmirësojë raportin me ty por edhe të kuptoj momentin sfidues ku ndodhesh? A mundet ky moment t’ju ndihmojë në marrëdhënien më tej?

    Këto pyetje po I lë me ty.
    Mbi të gjitha imagjinoj që edhe ty të duhet kohë të kalosh në ndjenjat e mendimet që ke lidhur me këtë që ka ndodh.

    Shpresoj se përgjigja ime të ndihmon të reflektosh
    Gjithë të mirat
    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV