Këshilla/Blog

Keshill 07.05.2024

Kam problem afer 2 jave me gjoksin, tek ana e djajth kam si dhimbje si presion sedi edhe une se si ta them, Kam ber ekg mka than se gjithcka eshte mire dhe nuk shofim asnje problem, por me fryhet barku me veshtirsohet frymarja, Disa here mendoj se sikur e humb frymarjen A eshte kjo ankth se kur mendoj per ata pjes te frymarjes dhe gjoksit mkap frika ju lutem keshill

  1. Nita says:

    Ankth eshte

  2. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje!
    Të falenderojmë, që na ke shkruar duke ndarë shqetësimin tënd!
    Nëse ke bërë vizitat e rekomanduara nga mjeku dhe nuk kanë gjetur asnjë lidhje me shqetësimet
    e frymëmarrjes apo dhimbjen që ndjen, këto ndjesi mund të shkaktohen edhe nga ankthi.
    A ke shqetësime të tjera? Arrin ta kujtosh se kur ka filluar kjo ndjesi e dhimbjes apo e presionit?
    A të ka ndodhur ndonjë situatë që mund të jetë nxitëse për këtë? Po ideja për humbjen e
    frymëmarrjes, kur të ka filluar? A është e lidhur me ndonjë mendim shqetësues, që të vjen ndër
    mend në momente të caktuara?
    Për të përcaktuar më qartë natyrën e shqetësimit, do ishte e nevojshme që të bësh një konsultë me
    psikolog për të kuptuar më saktë rreth shqetësimeve, që ke dhe më tej të marrësh edhe
    rekomandime përkatëse për trajtimin e duhur për të ndjekur.
    Ndërkohë në lidhje me frymëmarrjen mund të provosh disa herë gjatë ditës që të praktikosh
    fymëmarrje të thellë/ me ritëm frymëmarrjeje të ngadaltë, duke qenë më i ndërgjegjshëm për këtë
    pjesë. Mënyra e tillë e frymëmarrjes ndihmon për të reduktuar nivelet e stresit apo ankthit.
    Një teknikë e tillë, që mund të përdoret është frymëmarrja 4-7-8 sek, një mënyrë e thjeshtë por
    efektive.
    Gjej një pozicion të rehatshëm, ose ulur ose shtrirë. Merr frymë thellë përmes hundës për katër
    sekonda; mbaj frymën për shtatë sekonda; pastaj nxirr frymën ngadalë për tetë sekonda. Këtë e
    përsërit për disa minuta.
    Të uroj gjithë të mirat!
    Aida

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV