Këshilla/Blog

leo 23.06.2024

pershendetje jam 22 vjeq kam kaluar nje gjendje atak paniku para 2 vitesh nuk kisha simptoma si marrje fryme por isha shum i lodhur m
flihej gjum shum dhe isha shum i hutuar mungese perqendrimi ,, e kalova pa marre shum medikamente ndonjere pija disa ilaqe bimore qe mi kishte dhene neurologu,,dicka qe me shqeteson qe nga momenti qe me kapi ataku panikut esht se kam nje ndjesi te koka me rrin si e mpire ndjej presion vetem ne njeren ane te kokes kam bere ezhe ,rezonance ,jam konsultuar me shume neurolog te ndryshem dhe kam 2 vjet cdo dit e kam aty nuk me pushon fare here qetsohet pak here ndjej si preson muskular vetem gjysma e djathte e kokes ,, nuk kam asnje simptome
tjeter si psh vjellje apo marrje mendsh farr vetem ket presion ne gjysmen e kokes dhe te pjesa e vetulles se di nuk po gjej zgjidhje ne asnje vend
a eshte ndonjeri nga ju qe ka perjetuar ge njejten gje dhe si mund ta sherojme
faleminderit !!!!

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që na keni shkruar.
    Më vjen keq të dëgjoj që po përballeni me këtë ndjesi të vazhdueshme dhe shqetësuese. Ataket e
    panikut mund të lënë pasoja të gjata në trup dhe mendje, edhe pasi simptomat fillestare kanë
    kaluar. Ndjesitë fizike që po përjeton mund të jenë pasojë e një stresi të vazhdueshëm që është
    aktivizuar nga ataku fillestar dhe shpesh këto ndjesi mund të manifestojnë simptoma fizike në
    trup. Ndjesia e mpirjes dhe presionit në kokë mund të jetë një shenjë e somatizimit, ku stresi
    emocional dhe mental manifestohet si simptomë fizike. Pas një ataku paniku, individët shpesh
    bëhen më të ndjeshëm ndaj ndjesive trupore, duke i vërejtur dhe interpretuar ato më intensivisht
    se më parë.
    Duke qenë se flasim për një kohë të konsiderueshme, do ju ftoja të mendoni konsultimin me një
    profesionist, psikolog ose psikiatër i cili mund të ndihmojë në trajtimin dhe në menaxhimin e
    simptomave fizike.
    Praktikimi i teknikave të relaksimit si meditimi, frymëmarrja e thellë dhe yoga mund të
    ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit dhe tensionit fizik.
    Aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojë në uljen e siptomave dhe në përmirësimin e gjendjes
    shpirtërore. Ecjet e shkurtra, vrapimi ose ushtrimet mund të jenë të dobishme.
    Një dietë e balancuar dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishme për mirëqenien e
    përgjithshme dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave shqetësuese.
    Mbështetja sociale është gjithashtu e nevojshme. Flisni me miq, familjarë ose grup mbështetës
    për përvojat dhe ndjenjat tuaja. Mbështetja sociale mund të jetë shumë e dobishme në
    menaxhimin e vështirësive që po përjetoni.
    Shkruaj në një ditar ndjenjat dhe mendimet e tua. Kjo mund të të ndihmojë të përpunosh
    emocionet dhe të vëresh modele që mund të jenë të dobishme për ti menaxhuar ato.
    Ndërkohë, bisedo vazhdimisht me neurologun tënd. Vazhdimi i konsultimeve me neurologun
    mund të jetë i dobishëm pasi ndonjëherë, simptomat fizike mund të kenë nevojë për trajtim të
    vazhdueshëm ose rishikim të terapisë së përdorur.

    Nëse ndjen që simptomat po bëhen më intensive dhe po ndërhyjnë në jetën tënde të përditshme,
    është e rëndësishme të kërkosh ndihmë profesionale sa më shpejt. Një trajtim gjithëpërfshirës që
    përfshin qasjen mjekësore dhe psikologjike mund të jetë më efektiv në përmirësimin e gjendjes
    së përgjithshme.
    Ju falenderoj dhe pres të dëgjoj nga ju. Nuk jeni vetëm.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV