Këshilla/Blog

lele 16.07.2024

E mbaj mend ftyren e atij personi qe shyqyr Zotit eshte tu u kalb ne burg.Kam qen vetem 5 vjeqe kur mua dhe kusherinave tmija qe jeytojn jasht vendit na ka ndodh kjo gje. Ishim duke lujt jasht ato kan qen 4 dhe 7 vjeq kur personi nfjal qe familjart ton e paten lon me nas kqyr neve e ka perdor rastin me abuzu me neve. Gjyshja e kusherinav tmija ka qen e semur dhe e kan qu per spital.Ky ‘monstra’ po na thirr mbrenda me kqyr ‘film vizatimor’me CD.po lshoj videos t papershtatshme per mosh ton na tha mu desh na su deshem niher tha veaq loj osht kurkush ska me dit aj u desh per veti edhe na shtike mu puth me njana tjetren tani na shtike me prek ne vendi intim dhe me lepi aty. Niher refuzojshim dej ja nisi me bertit thojke so kurgjo kurkujt skem mi kallxu mfalni nshprehje na shtike tanav perniher me ja lepi me ja prek dej i dul ata t bardht na u tutshim ja nisi me na prek ntrup amo jemi ik ndhom ton tu kajt toni u vesh ky edhe tha hajgare kom bo ju jeni qika tmira nuk folni na merke met mir tani na jepi topin me lujt e na nshoj pernime filma vizatimor edhe qdo minjut thojke mos folni se ju rrehin nana e baba une skallxoj per juve nuk di qysh kalun qato vjet pa i kallxu kurkujna as mamit as motres tem tmadhe po tash aj o tu vujt denim burg per diqka tjeter me ato kusherinat sfolim shum se rrall vin kosov edhe se kem permen ket pun asniher se sna bjen me nejt shum.Un tash shyqyr jom e martume me ni burr t mir e i kom 1 qik e 1 djal kurr skam mi lan vet me dikon as met familjes pa kan edhe un. Sot e ksaj dite hala e kom traum.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që ndave me ne një përvojë kaq të dhimbshme dhe personale.

    E kuptojmë që kjo ngjarje ka lënë një plagë të thellë dhe është e natyrshme të ndihesh e traumatizuar nga ajo që ke kaluar.

    Pyetjen tënde e kemi dërguar tek ekspertët e faqes dhe shumë shpejt do të marrësh një përgjigje.

    Gjithë të mirat për ty.
    Stafi Nukjevetem

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe që ke nxjerrë një rrëfim nga një vend shpirti e mendje ku është burgos e gjitha kjo histori. Është shumë e rëndësishme të rrëfehesh për këto gjëra, ti nxjerrësh nga vendii errët i traumës, abuzimit, mendimeve, fajita, turpit, inatit, zemërimit dhe heshtjes së përgjithshme.
    Prandaj ky është hap i rëndësishëm pasi ngjarje të tilla zhvillohen në formë sekrete dhe rrijnë brenda nesh ose në raport me të tjerët në formë sekrete. Nuk thuhen, nuk tregohen, nuk dihet cfarë të bëhet me to, nuk guxohet. Duket sikur vetëm do ta harrosh, ndërkohë që është edhe zemërimi dhe dëshira që personi ta gjej dënimin për atë që ka bërë.
    Më vjen keq që ke kaluar një eksperiencë abuzimi së bashku me kushërirat e tua, në një moshë të vogël, të paditur dhe për më tepër që vjen e pabesë pasi nga personi është pritur që të kujdeset për ju. Asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë të tilla ngjarje abuzuese dhe e kuptoj edhe shqetësimin tënd për ti ruajtur fëmijët e tu me cdo kusht, edhe pse pyes veten se sa mund ta bësh edhe me mbiproteksion pasi nuk je cliruar nga historia jote.

    Në përgjithësi, fëmija është i vogël dhe varet nga i rrituri dhe ka shanse ti bindet të rriturit dhe nuk di si të mbrohet detyrimisht. Në këto raste fëmija pëson dhe si e tillë gjithë mendja e tij mund të prodhoje mendime që edhe ka faj, që duhet të ishtë mbrojtur më mirë, që s’duhet ta kishte bërë si gjë dhe mund të ndihet edhe vetë fëmija i gabuar. Shpeshherë ndodh që janë edhe këto mendime që vijnë dhe nuk e di si është rasti yt dhe si kjo histori të vjen sot në jetën reale, në cfare ndjesish dhe mendimesh e kujtimesh dhe si e ndikojnë jetën tënde.
    Besoj se do të bënte mirë të flisje me një profesionist edhe më gjatë që ta procesoje ngjarjen tënde dhe të shikoje edhe nese do doje të flisje edhe me kushërirat për ta thyer mbajtjen e kësaj ngjarje, por besoj se këto hapa do kërkonin ndihmë profesionale.
    Një ndihmë të parë në formë anonime mund te merrni edhe tek faqja jonë duke folur me psikolog drejtpërdrejt në chat.
    Gjithsesi më vjen mirë që jeta jote është e mirë sot dhe që ti more kurajon ta shkruaje dhe ta tregoje historinë tënde dhe shpresoj se përgjigja të ndihmon.

    Gjithë të mirat,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV