Gerti 19.07.2024
Pershendetje. Prej rreth 1 viti ndodhem ne nje situate shume te veshtire ankthi, stresi dhe depresioni pasi zbulova qe bashkeshortja ime kishte komunikim intensiv rreth 2 mujor me ish te dashurin e saj te para 15 viteve. Ndihem i pafuqishem, i pasigurt per te ardhmen, kam humbur besimin te bashkeshortja. Dhe pse me ka kerkuar falje, nuk kam ndjere ndonjehere pendese te vertete. Gjate pothuajse te gjithe kesaj periudhe nuk arrijme te kemi nje komunikim pa sulmuar njeri tjetrin. Ajo me provokon, ndersa une kam probleme me menaxhimin e emocioneve, duke shfaqur dhe sjellje ekstreme (te tentoj te vras veten). Ime shoqe ka nisur terapine prej 2 javesh. Cfare me rekomandoni ne kete moment?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Gerti dhe faleminderit që na ke shkruar.
Situata në të cilën ndodheni duket goxha sfiduese dhe e vështirë, dhe është e kuptueshme që ndiheni i mbingarkuar emocionalisht.
Zbulimi i tradhtisë emocionale nga bashkëshortja ka shkaktuar siq e keni shkruar ede ju, një ndjenjë të thellë pasigurie dhe humbje të besimit.
Kjo është normale dhe përjetimi i këtyre emocioneve është një përgjigje e natyrshme ndaj një sfide emocionale me të cilen po përballeni. Për pasojë, konflikti i vazhdueshëm dhe mungesa e komunikimit efektiv janë të zakonshme në situata të tilla megjithëse në rastin tuaj duket një situatë prej një kohe të gjatë ende e pa ezauruar nga të dy ju dhe kjo është një tregues që marrëdhënia juaj ka nevojë për ndërhyrje profesionale për të rindërtuar komunikimin dhe sidomos besimin.
Sakaq, mendimet për vetëvrasje janë një sinjal serioz që tregon nevojën për ndihmë të menjëhershme profesionale. Këto mendime shpesh vijnë nga ndjenja e dëshpërimit dhe pafuqisë.
Koha e gjatë dhe intensiteti i ngjarjeve mendoj që tregojnë se është e rëndësishme që edhe ju të konsideroni terapinë individuale, apo nëse pajtohet bashkëshortja edhe terapinë në çift.
Do këshilloja të praktikoni teknika të komunikimit efektiv për të shmangur sulmet verbale dhe për të inkurajuar një dialog të hapur dhe të qetë mes jush. Përdorimi i frazave si “Unë ndjej…” në vend të “Ti gjithmonë…” mund të ndihmojë në uljen e tensionit.
Mbështetja nga miqtë dhe familja është poashtu shumë e rëndësishme, të ndash nga vetja me njerëzit që ndjene se të kuptojnë dhe të mbështesin mund të të ndihmojë.
E kuptoj të gjithë ngarkesën emocionale në veten tuaj dhe të gjithë çfarë ajo pason, por nëse mendimet për vetëvrasje bëhen të shpeshta dhe të forta, është e domosdoshme të kërkosh menjëherë ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor ose të kontaktosh linjat e ndihmës për problematika të tilla.
Ky është një moment, i cili me kohë do të gjejë rrugën dhe zgjidhjen e vet, por siguria dhe mirëqenia jote janë më të rëndësishmet në këtë moment.
Pres të më shkruash prap.
Gjithe te mirat,
Uarda