Këshilla/Blog

Ankthin 27.07.2024

Pershendetje jam 19 vjeq kam pasur nje gjendje depresive dhe me ka kapur ankth i qrregulluar nga mendimet negative edhe mendoj se jam qmendur apo mendoj se jam schizofren shqetsimi vetem po shkon duke mu rritur kam frik se do me ndodh diqka e keqe dhe me nuk do e kontrolloj vetin me ndodh te ndjehem shum bosh pakuptim edhe me pastaj me kap panika qe nuk jam vetvetja jam qmndur jam takuar psikolog me ka ndihmuar shum po vetem deshta te dija me shum rrethana per kete qete me ndihmoj meshum

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje i dashur dhe faleminderit që na ke shkruar.

    Do të sygjeronim që për disa ditë të mos mendosh për diagnozat dhe të përpiqesh të bësh gjëra që të pëlqejnë dhe që janë relaksuese.
    Më poshtë po të dërgojmë dy linqe me video edukative të përgatitura nga ekspertët tanë dhe shpresojmë se do të jenë të dobishme për ty.

    *Çfarë ndodh me trupin tonë kur na mungojnë fjalët për të shprehur emocionet? – Dr. Greta Hysi

    https://www.youtube.com/watch?v=acySYdLw9Fk

    *Të përballemi me ankthin – Dr. Skerdi Zahaj

    https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&t=301s

    Po pate nevojë, na shkruaj prapë. Jemi këtu për ty.
    Gjithë të mirat,
    Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV