Edi 03.09.2024
Prsh, po bëj nja 5 muaj me të dashurën që jam i lidhur dhe problemi im qëndron tek seksi kur nuk mund të prishem me të shpesh here dhe nga sikleti her her bëj sikur prishem, po m ka kuptuar dhe nuk dua ta humbas..
Kjo vjen si pasojë e mastrubimit sepse për një kohë të gjatë vazhdoj ta bëj e kam një form varësie dhe vetkënaqësi që nuk e ndaloj dot..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Faleminderit për besimin që na ke shkruar duke ndarë me ne shqetësimin tënd.
Besoj se intimiteti mbi të gjitha kërkon një lirshmëri dhe nevojë për të qenë vetja pavarësisht asaj që përjeton. Duke qenë se mendon se duhet të sillesh në intimitet në një formë të caktuar pasi mund ta humbësh tjetrin për këtë arsye, do të thotë që tashmë ke hyrë në një hulli ankthioze dhe performance me kusht që duhet të ndodh kjo që ti mos ta humbësh të dashurën.
Me gjithë rëndësinë që ka intimiteti seksual, mbi të gjitha para se të jetë seksual është emocional dhe i një dëshire për të qenë mirë me veten. Duket se ti vetë je në një ndjesi pengueshmërie dhe seksi po orientohet drejt rezultatit “mos të humb tjetrin” dhe jo të shijoj veten dhe tjetrin.
Mirë është të flisni pak më hapur, të rishikohet nqs doni të mbani këtë qëndrim ndaj njëri tjetrit dhe të pyesësh veten nqs kjo e cliron raportin dhe rrit dëshirën.
Shpresoj se përgjigja me të ndihmon
Të uroj gjithë të mirat
Me respekt
Alma