ALO 116 ofron:
• Këshillim Psikologjik
• Informacion
• Referim në shërbimet përkatëse sipas specifikës së rastit
Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në 24, në çdo ditë të javës për të gjithë fëmijët dhe të gjithë adoleshentët në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar; dhe referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë.
Shërbimi përqëndrohet tek fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim përfshin dhe prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat e interesuar për çështje lidhur me dhe për fëmijët.
Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës në bashki funksionon brenda strukturës administrative të bashkisë e cila identifikon, menaxhon dhe mbron të gjitha rastet e fëmijëve në rrezik dhune, abuzimi, shfrytëzimi, trafikimi, neglizhimi etj, brenda juridiksionit të bashkisë.
Për çdo bashki ka disa NJMF përgjegjëse. Për kontakte të detajuara në lidhje me NJMF në zonën tuaj, ju ftojmë të na shkruani.
Tel: 116111 / 116000
E-mail: alo116@alo116.al
Qendra Psiko-Sociale "Vatra" është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin e dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri.
Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale "Vatra" përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.
KONTAKT
Qendra Sociale "Vatra"
Lagjia : "Isa Boletini"
Rruga : "Nermin Vlora Falaski"
Pallati 13, Shkalla I, Kati i tretë
Vlorë – Shqipëri
Tel & Fax. ++35533 224078
Cel. + 355 69 88 84 613 (24 orë)
website: http://www.qendravatra.org.al/