Këshilla/Blog

By JOHN M. GROHOL, PSYD
Founder & Editor-in-Chief

Dy studime të reja tregojnë rëndësinë e  marrjes së dritës dhe gjumit të mjaftueshëm për adoleshentë. Te ndenjurit zgjuar gjithë natën- dhe mos brengosja për gjumë deri vonë- mund të kthehet për të ju ndjekur më pas për shumë arsye. Lodhja qon në performancë të dobët në shkollë dhe nervozizëm të përgjithshëm( përtej nervozizmit tënd normal). Mungesa e gjumit mund po ashtu të zvogëloj trurin si dhe kujtesën tënde). Dhe problemet e gjumit tek fëmijët janë lidhur më ADHD.

Hulumtuesit kanë studiuar këtë sjellje dhe tash besojnë që mungesa e ekspozimit të përditshëm ndaj dritës së mëngjesit mund të kontribuoj që adoleshentët të mos flenë mjaftë:
“  Adoleshentët e privuar ndaj dritës së mëngjesit  shkojnë në shtrat më vonë, flenë më pak dhe ndoshta përformojnë më dobët në testet e standardizuara. Kemi filluar ta quajmë ketë  sindroma adoleshenti buf nate”
Asnjë befasi atje- një hulumtim demonstron atë që çdo prind tashmë e di. Adoleshentët të cilët flenë gjatë mëngjesit mund të jenë duke e privuar vetën ndaj dritës së diellit shumë të nevojshme.

Por këtu gjerat bëhen interesant.

Mungesa e gjumit jo vetëm që ndikon personi i cili është duke dremitur prapa tavolinës, duke provuar dëshpërimisht të qëndroj i zgjuar deri sa të bie zilja.  Mund të ndikoj po ashtu ty dhe mua  nëse ndodhë që të jemi ne rrugën e njëjtë si adoleshentë me mungesë gjumi. Adoleshentët me  mungesë gjumë janë në mënyrë signifikante në rrezik me të lartë për aksident me mjete motorike ne krahasim me adoleshentët me jo mungesë gjumi.
Hulumtuesit gjetën që shoferët adoleshentë  janë dy herë më të prirur për të pas përplasje nëse kanë përjetuar përgjumje gjatë ngasjes ose nëse kanë raportuar që kanë pas gjumë të keq.
Tetëdhjetë nga 339 studentët kanë pasur tashmë përplasje së paku njëherë, dhe 15 për qind e tyre e kanë konsideruar përgjumjen si shkaktarin kryesor të përplasjes.
Jo për tu habitur, duke qenë se shume prej adoleshentëve në studim janë konsideruar që vuajnë nga mungesa kronike e gjumit:

Rezultatet tregojnë që studentët vuanin nga mungesa e gjumit. Edhe pse ata kane raportuar që nevoja e tyre për gjumë ka qenë mesatarisht 9.2 ore për natë, studentët kanë raportuar që kanë fjetur për një mesatare prej vetëm 7.3 orëve gjatë netëve të javës.
Vetëm gjashtë për qind e studentëve kanë fjetur nëntë ose më shumë orë gjatë netëve të javës, dhe 58 për qind kanë provuar të arrijnë duke fjetur nëntë ose më shumë orë gjatë vikendeve.

Po, po, e dimë- adoleshentët mbesin adoleshentë. Por është vetëm një arsye më shumë për një adoleshent që nuk duhet të heq nga mendja ndikimin që mungesa e gjumit ka në jetët e tyre. Mund të mos jenë vetëm notat tua që pësojnë. Në vend, mund të jetë dikush tjetër që vuan prej aksidentit me mjet motorik që ti ke shkaktuar sepse nuk ishe duke fjetur mjaftë.

Flini më shumë!

NJV