Frika për COVID-19 mund të shkaktojë një ngarkesë emocionale, veçanërisht nëse jeton tashmë me një çrregullim ankthi. Por nuk jemi krejt të pafuqishëm. Këto këshilla mund të ndihmojnë në përballimin e këtyre kohëve stresuese.
Cili është kuptimi i ankthit tënd?
Eshtë kohë e frikshme. Jemi në mes të një pandemie mbarëbotërore, me qytete dhe madje edhe shtete të tëra të kyçyra. Disa nga ne ndodhen në zona që tashmë janë prekur nga koronavirusi. Të tjerë janë duke parashikuar atë që mund të vijë. Dhe të gjithë po shohim titujt e lajmeve dhe pyesim veten: “Çfarë do të ndodhë më pas?”
Për shumë njerëz, pasiguria përreth koronavirusit është gjëja më e vështirë për tu trajtuar. Ne nuk e dimë saktësisht se si do të ndikohen jetët e tyre ose se si mund të marrin gjërat për keq. Dhe kjo e bën shumë të lehtë të katastrofizohet dhe hysh në spiralen e një tmerri dhe paniku të madh. Por ka shumë gjëra që mund të bëni – edhe përballë kësaj krize të veçantë – për të menaxhuar ankthin dhe frikën tuaj.
Informohuni rregullisht, por mos u fiksoni pas leximit të çdo lajmi të mundshëm.
Është thelbësore të jeni të informuar, veçanërisht për gjërat që po ndodhin në komunitetin tuaj. Në këtë mënyrë mund të ndiqni masat paraprake të këshilluara të sigurisë dhe të bëni pjesën tuaj për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Por ka shumë keqinformime, si dhe një mbulim sensacionalist që të ngjall vetëm frikë. Eshtë e rëndësishme të përzgjedhësh atë që lexon dhe shikon.
Përqendrohuni te gjërat që mund t’i keni nën kontroll
Ne gjendemi në kohë trazirazh masive. Ka shumë aspekte që janë jashtë kontrollit tonë, për shembull ‘sa zgjat pandemia’, ‘si sillen të tjerët’ dhe ‘çfarë do të ndodhë në komunitetet tona’. Kjo është një gjë e vështirë për ta pranuar, dhe shumë prej nesh përgjigjen duke kërkuar pafund në Internet për përgjigje dhe duke menduar mbi të gjithë skenarët e ndryshëm që mund të ndodhin. Por, për aq kohë sa ne jemi duke u përqëndruar në pyetje me përgjigje të panjohura dhe rrethana jashtë kontrollit tonë personal, kjo strategji nuk do të na shpjerë askund – përveç se do të na bëjë të ndihemi të shterruar, të shqetësuar dhe të mbingarkuar.
Kur filloni të ndjeni se po ju kap frika se diçka katastrofike do të ndodhë, mundohuni ta zhvendosni përqendrimin tuaj tek gjërat që mund t’i keni nën kotroll. Për shembull, nuk mund të keni nën kontroll se sa i rëndë është shpërthimi i koronavirusit në qytetin tuaj, por mund të merrni masa për të zvogëluar rrezikun tuaj personal (dhe rrezikun që mund ta përhapni pa vetëdije te të tjerët). Disa prej masave që mund të merrni janë:
Planifikoni aq sa është e mundur
Eshtë e natyrshme të shqetësoheni për atë që mund të ndodhë nëse vendi juaj i punës mbyllet, fëmijët tuaj duhet të qëndrojnë në shtëpi, apo nëse ju ose dikush i afërm sëmuret. Edhe pse këto mundësi mund të jenë të frikshme për t’i menduar, të qenit proaktiv mund të ndihmojë të paktën në lehtësimin e një pjese të ankthit.
Si ta ndalojmë spiralen e mendimeve ‘po sikur’?
Të dorëzohesh para dëshirës tonë të natyrshme për të pasur kontroll, qartësi dhe siguri është më e vështirë se c’mund të duket. Nëse e ndjen se po rrëshqet në spirale negativiteti ose paniku, ajo që ndihmon është të përqendrohesh në çastin e tanishëm duke e lejuar mendjen tënde të rikthehet tek mendimet e arsyeshme.
Teknika është e thjeshtë por mjaft efektive: Vëmendja duhet të jetë vetëm tek frymëmarrja dhe trupi yt. Përqendroje të gjithë vëmendjen tek e tanishmja: duke vërejtur pamjet, tingujt, aromat përreth teje dhe mbi ndjesitë trupore. Vazhdo të marrësh frymë ngadalë duke e bashkuar mendjen me trupin dhe frymemarrjen – deri sa të ndihesh më i qetë.
Distancim social por jo izolim social
Në fakt të qenit social nuk nënkupton vetëm të qenit fizikisht pranë të tjerëve, por do të thotë të komunikosh me të tjerët, pavarësisht mënyrës. Të dhënat thonë se shumë prej njerëzve me koronavirus – sidomos të rinjtë, dhe personat që gëzojnë shëndet të mirë – nuk kanë simptoma por mund ta shpërndajnë virusin gjithsesi. Prandaj distancimi fizik është mjaft i rëndësishëm për të ruajtur veten dhe të tjerët. Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të izolohemi nga kontaktet me të tjerët. Izolimi e shton ankthin dhe depresionin dhe ul imunitetin tone shëndetësor.
Kujdesi për trupin por dhe për shpirtin
Përpos ngrënies shëndetshëm dhe bërjes së një gjumi të plotë, ka disa gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për shpirtin tuaj.
artikullin origjinal mund ta lexoni këtu: https://www.helpguide.org/articles/anxiety/coronavirus-anxiety.htm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Un jom q8 muaj qe akth e frik e deper i mbyllur