Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

Aksion Plus

Trajtimi i varësisë nga drogat

Qender per varesite ndaj lendeve narkotike, terapia e metadonit, per ndalimin e perhapjes se HIV-Aids. Qendra në Tiranë ka një staf të specializuar të përbërë nga mjekë psikiatër, mjek toksikolog, infermier, psikolog, punonjës social si dhe vullnetarë apo praktikantë nga Fakulteti i Shkencave Sociale.

Disa nga shërbimet që Aksion Plus ofron janë:

Shërbime mjekësore

-Konsulta me mjekun toksikolog
-Konsulta me mjekun psikiatër
-Testime ndaj HIV dhe Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme
-Ofrimi i Terapisë Mbajtëse me Metadon çdo ditë të javës
-Kontakt i vazhdueshëm dhe referim tek institucionet spitalore për asistim të mëtejshëm
-Bashkëpunim me organizata të tjera partnere për të ofruar shërbime të tjera plotësuese

Shërbime psiko-sociale

-Konsulta
-Këshillim individual
-Këshillim në grup
-Këshillim me prindërit
-Partneritet me Njësitë Bashkiake, Qendrat Komunitare, Komisariatet e Policisë
-Referim për ndjekje të mëtejshme lidhur me problematikat sociale që has kjo kategori

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

    [expert_name]