Dr. Anila Sulstarova – Psikoterapiste
Psikologe/ PsikoterapisteAnila Sulstarova ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, departamenti i Pedagogji-Psikologjisë. Prej 10 vitesh është lektore në këtë departament. Ka mbrojtur titullin Doktore shkencash në vitin 2011. Studimet e saj janë të fokusuara në çështjet e zhvillimit të fëmijës dhe dinamikat familjare.
Prej vitit 2001 ajo punon si psikologe klinike në klinkën “Shërbimet Sociale Bethany”. Puna e saj klinike është në koherencë me veprimtarinë e saj akademike sepse merret me çështje të zhvillimit të fëmijës, dinamikat familjare, prindërimin, terapinë në çift dhe individuale.Prej vitit 2013 është drejtore programesh në “Shërbimet Sociale Bethany”, fokusi i së cilës është mirëqenia e fëmijës dhe familjes.
Ka një eksperiencë shumë të gjerë në fushë me trajnime të ndryshme për organizata dhe institucione të ndryshme. Është hartuese e teksteve universitare dhe disa artikujve shkencorë. Prej vitit 2010 është supervizore për profesionistë në disa institucione.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.