Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

Dr. Anila Sulstarova – Psikoterapiste

Psikologe/ Psikoterapiste

Anila Sulstarova ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, departamenti i Pedagogji-Psikologjisë. Prej 10 vitesh është lektore në këtë departament. Ka mbrojtur titullin Doktore shkencash në vitin 2011. Studimet e saj janë të fokusuara në çështjet e zhvillimit të fëmijës dhe dinamikat familjare.

Prej vitit 2001 ajo punon si psikologe klinike në klinkën “Shërbimet Sociale Bethany”. Puna e saj klinike është në koherencë me veprimtarinë e saj akademike sepse merret me çështje të zhvillimit të fëmijës, dinamikat familjare, prindërimin, terapinë në çift dhe individuale.Prej vitit 2013 është drejtore programesh në “Shërbimet Sociale Bethany”, fokusi i së cilës është mirëqenia e fëmijës dhe familjes.

Ka një eksperiencë shumë të gjerë në fushë me trajnime të ndryshme për organizata dhe institucione të ndryshme. Është hartuese e teksteve universitare dhe disa artikujve shkencorë. Prej vitit 2010 është supervizore për profesionistë në disa institucione.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

    [expert_name]