PhD. Eliona Kulluri
Punonjëse Sociale/PsikoterapisteEliona Kulluri (Bimbashi) është pedagoge e brendshme e Departamentit të Punës Sociale dhe Politikës Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, UT që nga viti 1995 dhe lektore e lëndëve: Puna Sociale me Grupet dhe Komunitetin, Probleme dhe Politika të Shëndeti Mendor, Intervistim dhe Këshillim, Vlerësimi i Programeve. Ajo ka kryer studimet Master Shkencor në Punë Sociale dhe në 2009 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Punë Sociale, me studimin me temë“Dhuna në familje:Incidenca, prevalenca dhe mekanizmat e përballimit së saj; Studim cilësor mbi eksperiencat e grave te dhunuara.”
Fushat e saj të interesit dhe eksperiencës përfshijnë: çështje të dhunës me bazë gjinore, çështje të përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, çështje të fëmijëve dhe grupeve të tjera në nevojë, programimit dhe vlerësimit të programeve dhe shërbimeve sociale si dhe praktikës psikoterapeutike me klientët. Ajo ka kryer gjithashtu shërbime të kërkimit dhe vlerësimit të programeve dhe politikave për agjencitë e OKB dhe KE në Shqipëri, në lidhje me politikat dhe planet sociale kombëtare dhe lokale me ndikim të drejtpërdrejtë në përfshirjen sociale të fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera vulnerabël, ka zhvilluar module dhe programe trajnimi për profesionistë dhe ofrues shërbimesh të mbrojtjes sociale.
Ajo është psikoterapiste e çertifikuar nga Shoqata Europiane për Psikoterapi, që nga viti 2007 dhe Kryetare e Shoqatës Kombëtare të Punonjësve Socialë në Shqipëri.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.