Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

Dr. Elisa Berdica

Psikologe

Profesioni: Psikologe/kerkuese shkencore

Biografia:

Dr. Elisa Berdica ka përfunduar studimet për Bachelor në Universitetin e Shkodrës „Luigj Gurakuqi“, Shqipëri, duke vazhduar me nivelin Master Shkencor në drejtimin Psikologji Klinike, në Universitetin e Bolognas, Itali. Ne vazhdim ka perfunduar studimet e doktoratures ne Universitetin e Mannheim ne Gjermani, ku punon momentalisht si pedagoge ne Departamentin e Psikologjise Klinike dhe Biologjike. Eshte e angazhuar kryesisht me këshillim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Gjatë rrugetimit te saj te gjate ne fushen e psikologjise, ajo eshte fokusuar kryesisht ne çrregullimet e ankthit (fobitë specifike, fobi sociale, ankth i përgjithësuar, ataket e panikut), depresion, trauma, e çrregullime te zhvillimit, me drejtim konjitiv-bihejvioral. Ne fokus te kerkimit te saj shkencor jane emocionet dhe menyra se si ato ndikojne sjelljen dhe shendetin tone mendor, po ashtu dhe promovimi i mireqenies psikologjike.

Elisa është bashkuar me ekipin e nukjevet.net qe nga viti 2011 si dhe nukjevetem.al, ku ju ofron këshillim online dhe suport për problemet tuaja. Ne vitin 2015 ka mbaruar trajnimin per keshillim online prane Online Therapy Institute duke u çertifikuar si cyber facilitator.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

    [expert_name]