MSc. Bylyre Serjanaj
Psikolog KlinikeBylyre Serjanaj është diplomuar në Psikologji Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (2019). Ka kryer praktikën profesionale në fushën e vlerësimit psikologjik pranë klinikës “Shërbime Sociale Bethany” (2019), në Gjykatën e Rrethit Tiranë (2017) dhe në Institutin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shikim “Ramazan Kabashi” (2016).
Aktualisht është e punësuar si Koordinatore e Kërkimit Shkencor në Qendrën Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER) dhe Asistente Lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Orientimi i saj profesional është i fokusuar në fushën e psikologjisë klinike dhe kërkimit shkencor. Psikologe nën supervizimin e Phd. Skerdi Zahaj.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.