MSc. Lediona Braho
PsikologeLediona Braho është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën Psikologji dhe në profilin Psikologji Klinike (2015). Ka kryer praktikën profesionale në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” (2014-2015) dhe internship nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (2015) në qendrën “Pëllumbat” me fëmijë me aftësi të kufizuar. Është trajnuar në terapinë ABA (Applied Behavior Analysis; 2017) dhe në qasjen psikoterapeutike EMDR (2017-2018). Aktualisht punon si psikologe e fëmijërisë së hershme (0-3 vjeç) në disa çerdhe publike në Tiranë dhe privatisht me të rritur me shqetësime të Ankthit dhe Depresionit. Gjithashtu, punon si asistente lektore në degën e Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, ku asiston lëndët “Hyrje në Psikodiagnostikë” dhe “Histori e mendimit psikologjik”.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.