Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

MSc. Sokol Kosta

Psikoterapist

Ka mbaruar studimet për Psikologji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë, Universiteti i Tiranës. Është diplomuar në vitin 2005 në degën e Psikologjisë Klinike. Ka punuar pranë qendrës “Fëmija në Fokus”, 2009-2011, ku ka asistuar në vlerësimin dhe terapinë e fëmijëve me probleme pervazive zhvillimi. Nga viti 2015 është Specialist për Faktorët Humanë dhe Psikolog Organizacional në fushën e Aviacionit. Aktualisht është në vitin e tretë të trajnimit për modalitetin psikoanalitik/psikodinamik,mundësuar nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë në bashkëpunim me Universitetin “Sigmund Freud” – Vjenë (SFU) dhe Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Instituti për Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar) – Insbruk (IAP).  Prej një viti ushtron praktikën profesionale si psikoterapist nën supervizimpër moshën e rritur dhe adoleshentë.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

    [expert_name]