Prof. Dr. Ariel Çomo, Psikiatër i fëmijëve
Psikiatër i fëmijëveDr. Ariel Çomo, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, tani Drejtues i Divizionit të Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkencës, Spitali Universitar “Nënë Tereza”. Është Zëvendësdekan në Fakultetin e Mjekësisë, anëtar i Këshillit Drejtues të shkollave pasuniversitare në Neuroshkencë dhe anëtar i Komitetit Kombëtar për Shëndetin Mendor. Në vitet 2008-2014 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare. Që nga 2010 Dr Çomo është Koordinator Kombëtar, në Rrjetin e Autizmit të Evropës Juglindore dhe Drejtor Shkencor i Qendrës Rajonale të Autizmit, Tiranë. M.D. marrë në 1994 dhe rezidenca postgraduate në Psikiatri në 1999. Ka qenë fellow postdoc në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley në vitet 2011 – 2016 me temën “Trajnim Hulumtues i Socio-Ekonimisë së Ofrimit të Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Evropën Juglindore” në Qendrën Nicholas C. Petris.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.