Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

Prof. Dr. Ariel Çomo, Psikiatër i fëmijëve

Psikiatër i fëmijëve

Dr. Ariel Çomo, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, tani Drejtues i Divizionit të Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkencës, Spitali Universitar “Nënë Tereza”. Është Zëvendësdekan në Fakultetin e Mjekësisë, anëtar i Këshillit Drejtues të shkollave pasuniversitare në Neuroshkencë dhe anëtar i Komitetit Kombëtar për Shëndetin Mendor. Në vitet 2008-2014 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare. Që nga 2010 Dr Çomo është Koordinator Kombëtar, në Rrjetin e Autizmit të Evropës Juglindore dhe Drejtor Shkencor i Qendrës Rajonale të Autizmit, Tiranë. M.D. marrë në 1994 dhe rezidenca postgraduate në Psikiatri në 1999. Ka qenë fellow postdoc në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley në vitet 2011 – 2016  me temën “Trajnim Hulumtues i Socio-Ekonimisë së Ofrimit të Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Evropën Juglindore” në Qendrën Nicholas C. Petris.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

    [expert_name]