Shumë shpesh secilit prej nesh i ndodh të frikësohet nga diçka: merimangat, shtrëngata, të shkojmë te dentisti, të hipim në aeroplan e gjëra nga më të ndryshmet.
“Frika nga dështimi na motivon të punojmë më shumë, frika nga lëndimet trupore na motivon të largohemi nga situatat në të cilat mund të lëndohemi, frika nga armiqtë na bën më të afërt me familjet dhe fisin tonë, frika nga dënimi është një ndër arsyet pse ne nuk i lëndojmë të tjerët”(Schwartz, 2000), por frika mund të jetë edhe negative, ajo mund të na shkaktoj shqetësim, të na shkatërroj gjumin dhe të na vjedh jetën tonë plot me kënaqësi.
Andaj lind pyetja kur arrin frika ta bëjë këtë gjë, kur bëhet frika fobi?
Nëse frika është aq intenzive duke shkaktuar në këtë mënyrë shqetësim emocional dhe nëse ndikon dukshëm në jetën e përditshme atëherë ajo klasifikohet si fobi(Baron, 2001).
Fobia konsiston me përjetim të vazhdueshëm dhe jo racional të frikës e cila përcillet me dëshirën për ikje nga objekti apo situata e cila e shkakton atë frikë(Schwartz, 2000), ndërsa frika racionale nuk është fobi, nëse përshembull duke u kthyer në shtëpi me veturë keni dëgjuar në radio se do të ketë stuhi dhe ju shpejtoni për të arritur në shtëpi ju nuk keni fobi prej stuhisë sado i frikësuar që mund të jeni në ato momente por nëse ju ndërroni vendbanimin, punën të gjitha këto sepse ndjenja juaj e frikës ndaj stuhisë është aq e fuqishme atëherë ju keni fobi.
Në jetën e përditshme shpesh është vështirë të bëhët dallimi mes frikës dhe fobisë, ndonjëherë dallimi i vetëm mes të dyjave është shkalla(Zinberg, 1992).
Sipas American Psychiatric Association egzistojnë 5 nëntipe të fobive:
•Frika nga kafshët (nga insektet, minjtë etj)
•Frika nga gjaku-injektimi-lëndimet (frikësohen kur shohin gjak, frikësohen nga lëndimet)
•Frika nga ambientet natyrore (nga shtrëngatat, lartësitë, oqeani)
•Frika nga situate të caktuara (transporti publik, tunelet, trenat, urat, fluturimi)
•Të ndryshme (vjellja, rrëzimi, mbytja)
Por pse shfaqen fobitë? Cilët janë shkaktarët?
“Një nga mundësitë është ajo e kushtëzimit klasik, me anë të mësuarit kur stimujt të cilët fillimisht nuk krijojnë reagime të forta emocionale fillojnë ta bëjnë atë gjë”(Baron, 2001). Përshembull një njeri mund të ketë fobi nga gumëzhima e bletës pasi që është pickuar nga ajo. Në të kaluarën gumëzhima e bletës nuk prodhonte reagim të madh , ai reagonte pak ose nuk reagonte fare ndaj saj por kur ky stimul i pakushtëzuar lidhet ngushtë me dhembjen që i shkakton pickimi i bletës tingulli në vete fiton kapacitetin të prodhoj frikë të mjaftueshme(Mulkens, deJong dhe Mercenbach, 1996). Edhe faktori trashëgues duket të ketë rol të mjaftueshëm në shfaqjen e fobive, egziston një lidhshmëri mes fobive tuaja dhe të prindërve tuaj megjithatë fëmijët mund ti mësojnë fobitë edhe vetëm duke vrejtur reagimin e një anëtari të familjes ndaj një objekti apo situate ndaj të cilës ai anëtar ka fobi. Kimikatet e trurit, gjenetika dhe përvojat traumatike gjithashtu ndikojnë në zhvillimin e fobive.
Egzistojnë shumë lloje fobish, megjithatë llojet më të shpeshta janë: frika nga merimangat, frika nga gjilpërat dhe injeksionet, frika nga gjarpërinjtë, frika nga lartësitë, frika nga hapësirat e mbyllura, frika nga shtrëngatat, frika nga fluturimet, frika nga bakteret, frika nga fluturimet, frika nga sëmundja ose vdekja. Mos të harrojmë fobitë nuk janë vetëm frikë ekstreme, ato janë frikë jo racionale dhe mënyra më e mirë për t’i luftuar ato është ballafaqimi me to.
Referencat
Baron, R. (2001). Psychology. Needham Height, MA: Allyn & Bacon.
Kosslyn, S., & Rosenberg, R. (2001). Psychology: The Brain, the person, the world. Needham Height, MA: Allyn & Bacon.
Phobias and Symptoms. (November, 2010). Marrë më Janar 11, 2011 prej: http://www.mayoclinic.com/health/phobias/DS00272/DSECTION=symptoms
Schwartz, S. (2000). Abnormal Psychology. California: Mayfield Publishing.
Smith, M. (November, 2010). Phobias and Fears. Marrë më Janar 11, 2011 prej:
http://helpguide.org/mental/phobia_symptoms_types_treatment.htm