Këshilla/Blog

I njoh objektivat e mia se çka dëshiroj të arrijë në  jetë dhe i parashtroj qëllimet

Pse? Sepse qëllimit tim i kushtoj shumë kohë, vëmendje dhe energji. E di se çfarë dëshiroj të realizoj dhe çfarë dua të bëhem. Qëllimi drejton sjelljet e mia. Qëllimet më ndihmojnë të ndjejë se jeta ime ka kuptim dhe se është e vlefshme për t’u përpjekur.

Kur i arrij qëllimet e caktuara fitojë vetëbesim. E njoftoj vetën dhe vlerësohem pozitivisht. Mbështetem në vetën time dhe nuk kam nevojë për lavdërim apo miratimin e të tjerëve. E shikoj jetën në aspekt pozitiv.

Kur jam pa qëllime dhe plane, kam ndjenja se jeta nuk është kuptimplotë. Jeta më duket boshe. Shumë më lehtë i nënshtrohem ndikimit negativ të shoqërisë. Për mossukseset e mia, akuzoj të tjerët. E përjetoj veten si viktimë dhe nuk përpiqem të udhëheqë jetën time.

Çka duhet të marr parasysh kur i përcaktoj qëllimet?

  • Qëllimi duhet të jetë personalNëse qëllimin ma parashtrojnë prindërit ose mësuesi, ai është qëllimi i tyre, dëshira e tyre, pritja ose  kërkesa e tyre. Në  këtë  rast ndoshta nuk do të  përpiqesha aq shumë, për ta arritur atë. Vetëm kur është diçka e rëndësishme për mua, mund të them, se qëllimi është i imi.Sigurisht se në këto raste përpjekjet e mia për të arritur qëllimet personale janë të mëdha.
  • Qëllimi nuk duhet të vendoset as shumë ulët e as shumë lartëArtani është një djalë shumë i aftë, por përtac dhe pa ambicie. Mbas shkollës fillore mund të regjistrohej në gjimnaz, por ai zgjodhi programin tre vjeçar për arsye se nuk  ishte i gatshëm të mësojë shumë. Atje me lehtësi dhe pa mësuar fitonte nota pozitive, por nuk ishte shumë i kënaqur me vetën e tij. Në veçanti me humor të keq e bënin takimet me disa ish-shokë të klasës së dikurshme të shkollës fillore kur flisnin për planet e tyre në të ardhmen.Nëse qëllimi është i vendosur shumë  ulët, ai nuk paraqet asnjë sfidë. Nuk kam nevojë të përpiqem shumë që të arrij rezultate. Por edhe kur e arrij qëllimin në këtë mënyrë, kënaqësia është e vogël. Po ashtu edhe vetë-kënaqësia është e vogël.Kur qëllimi është i vendosur tepër lartë, është edhe mundësia e vogël të arrihet ky qëllim. Për të arritur këtë qëllim përpiqem shumë, por nuk arrijë sukses. Qëllimet tepër të larta ma humbin vullnetin dhe vetëbesimin
  • Qëllimet e mia i shkruaj.Kur i shkruaj qëllimet mia,  më lehtë i planifikoj dhe më lehtë i arrijë. Më mirë e planifikoj punën, time më mirë e monitoroj progresin tim.
  • Qëllimet afatgjatë i ndaj në qëllime afatshkurta.Gjegjësisht në detyra të cilat i definoj në afat. Dmth e caktoj sa kohë do të bëj një detyrë,  parashikoj fundin e saj. Pra, punoj me hapa të vegjël por të sigurt.
  • Pengesat në rrugë deri te arritja e qëllimit mundohemi t’i konsideroj si  mundësi apo  sfidë.Nëse pengesat i pranoj si sfida, ajo me inkurajon që të fitoj më shumë  energji për punë ose mësim, ashtu që edhe sukseset i përjetoj me gëzim më të madh.

Organizoj kohën time

Është shumë interesante sa fjalë të urta ka në lidhje me organizimin e kohës:

  • Koha është  ar.
  • Çka mund të bësh sot mos e lërë për nesër.
  • Ditën nuk mundesh ta mbash,  por mundesh ta shfrytëzosh

Kohën mund ta shfrytëzoj ose ta humbi. Problemi është se shpesh nuk di, ku më iku koha.

Nëse do ta pyesnim Sarën, sa kohë shfrytëzon mbas dite për shkollë, do të përgjigjej, se tërë ditën vetëm mëson. Edhe pse në realitet është ndryshe, Sara është e bindur se nuk ka fare kohë të lirë dhe se është tërë ditën e angazhuar me shkollë. Ashtu që mësimi i saj është pa kurrfarë plani dhe shumë i fragmentuar. Fillon një detyrë, kalon në tjetrën, në ndërkohë ecë nga dhoma në kuzhinë, para televizorit, te kompjuteri, pak dëgjon muzikë, telefonon. Në përgjithësi shumë kohë shfrytëzon para se të fillojë punën, në mes të mësimit mendon për punë të tjera. Sigurisht suksesi nuk është i tillë si ajo dëshiron. Tek ajo gjithmonë rritet ndjenja se shkolla e ngarkon . Bëhet e pakënaqur me vetveten, dhe humb vullnetin për mësim…

Çka mund të bëjë Sara që të jetë më e suksesshme  dhe e kënaqur ? Sa do t’i ndihmonte nëse do të dinte të organizohet, nëse do të bënte planin për punën? A është e rëndësishme që Sara të kuptojë dhe të  dallojë, kur punon për shkollë e kur jo?

Si mund të  mësoj të planifikoj aktivitet e mia? 

Ndoshta e kam vështirë  që diçka të planifikoj dhe përpara të paramendoj, se sa kohë do të shfrytëzoj për punë të caktuara. Le të provoj anasjelltas dhe së pari në mbrëmje përpiqem të mendoj si e kam kaluar ditën. Më së miri është të përpiqem të shkruaj për disa ditë sa kohe kam punuar gjëra të ndryshme. P.sh: sa kohe kam bërë detyrat, sa kam mësuar, sa kohë kam shfrytëzuar për ushtrime fizike, shkollën e muzikës, sa kam dëgjuar muzikë, shikuar televizor, telefonuar, qëndruar para kompjuterit, sa jam shoqëruar me shokë. Sa kam pasur kohë të lirë dhe çka kam bërë në atë kohë?

Në këtë mënyrë mund të konstatoj se koha të cilën e përdori për gjëra të caktuara është në përputhje me qëllimet të cilat i kam caktuar në jetë. Nëse p.sh. dëshiroj të bëhem sportist i mirë, sigurisht nuk do të ishte e mjaftueshme të ushtroj njëherë në muaj nga ½ ore.

Kur të mësohem që  pas kryerjes së aktivitetit ditor të shkruaj atë, do të thotë se dalëngadalë filloj të bëj planin e aktiviteteve që do më ndihmon racionalisht të shfrytëzoj kohën dhe t’i kryej të gjitha detyrat. Mësohem të parashikoj se sa kohë më lypset për mësim, për aktivitetet tjera, por edhe për atë pjesë të ditës që unë të marr pushim dhe të relaksohem.

Kur bëhem i zoti i kohës sime, fitoj një ndjenjë se dominoj jetën time. Efikasiteti im është më i madh. Nuk jam nën stres.

Sa më  mirë që ta planifikoj kohën, aq më  mirë e shfrytëzoj atë, dhe më i kënaqur jam me veten time.

Edhe diçka: ‘Kur mësoj, është mirë që të mendoj vërtetë në temën. Sa më i vëmendshëm që jam, aq me efikas do të jem. Konsumoj shumë kohë dhe energji, nëse gjatë mësimit mendoj për gjëra të tjera apo ëndërroj. Gjithashtu gjatë mësimit nuk është e preferuar të mendosh, çka mund të bëja dje dhe çka do te bëj nesër. Shfrytëzoje ditën e sotme!’

Me besim e filloj punën time

Flaka, rrinë në dhomën e saj. Në tavolinë para sajë është e hapur fletorja dhe libri i fizikes. Flaka shfleton një revistë dhe mbledhë guximin për të filluar të mësojë. Nëpër kokë i sillen mendimet: “Kurrë nuk do ta mësoj fizikën, është tepër e vështirë për mua…” As nuk provon, për të shfleton materialin dhe të shohë se a po e kupton atë. Është tashmë e bindur se nuk do të mundet të arrijë sukses. Mirëpo kjo nuk i ndodhë vetëm në fizikë. Shpeshherë fillon të mësojë me frikë, sepse nuk ka mjaft besim. Shpeshherë ndalet në pjesët më të lehta dhe ku e ka më lehtë për të zgjedhur detyrat. Gjatë mësimit nuk është e përqendruar, ngarkohet më atë se si do të jetë ditën tjetër në shkollë.

Lindita, gjithashtu nuk ka besim të mjaftueshëm edhe pse është e shkëlqyeshme. Është e bindur se duhet çdo detyrë ta bëjë më shumë se shkëlqyeshëm, i duhet të mësojë absolutisht gjithçka që është e shkruar në libër, përfshirë presjet dhe pikat drejtshkrimore. Shkenctarisht do te thoshin se është perfektsioniste. Kërkesat e tepruar që ia ka parashtruar Lindita vetes,  nuk i mundësojnë punë relaksuese. Prandaj shfrytëzon shumë kohë duke mësuar. Humbë shumë kohë para se ia fillon punës, nuk është mjaftë e sigurt në vetvete dhe është e bindur se punën nuk do ta bëjë plotësisht mirë. Kjo është edhe më e qartë atëherë kur i duhet të shkruajë ndonjë referat ose detyrë projekti.

Kur do të besoj se jam në gjendje të kryej detyrën e filluar,atëherë do të fillojë  me të vërtetë të punoj në mënyrë efektive. Edhe në shkollë mund t’i ndihmoj vetes time duke besuar në suksesin tim.

Para se të  filloj të shkruaj testin nuk mendoj në të dhënat të cilat nuk i kam mësuar më së miri, gjithashtu nuk mendoj në mundësitë se do të gaboj, se do të harroj diçka. Të gjitha mendimet negative i marr në vetëdije dhe kështu  me shtohet frika. Mirë është që të mendoj realisht, “kam mësuar, do t’ia dal mbanë, disi do t’ia dal”!

Këmbëngulës në  punë

Këmbëngulësia është një tipar i rëndësishëm. Pra është virtyt të jemi këmbëngulës dhe  të durueshëm në rrugën drejt arritjes së qëllimeve tona.

Këmbëngulës duhet të jemi  atëherë  kur ndeshemi me vështirësi. Këmbëngulja na ndihmon që pavarësisht nga pengesat, të arrijmë deri tek qëllimi i dëshiruar. Arritja e qëllimit më forcon vetëbesimin.

Punën nuk e shtyj për më vonë.

Në disa hulumtime të  bëra me shkollarët e mesëm të moshës mes 15 dhe 18 vjeç, përafërsisht 2/3 e nxënësve janë përgjigjur se në mësime e kanë më së vështiri të fillojnë “Përgatitjen për punë” disa e shtyjnë gati tërë ditën dhe fillojnë të mësojnë tek në mbrëmje, kur janë tashmë të lodhur, kryesisht nga puna e shtyrjes u mungon koha për detyrat më të domosdoshme të shkollës.

Shtyrja mund të jetë shkak për suksesin e dobët të mësimit, gjithashtu shkakton moskënaqesi me vetveten, ankth dhe depresion.

Nëse dëshirojmë të kemi nën kontroll jetën tonë, është me rëndësi që  të vendosim detyrat, përgjegjësitë dhe mos të vonohemi në realizimin e tyre. Do të jem më të efektshëm.

Sa më  shumë i shtyjë detyrat për më vonë, më vështirë e kam të filloj punën dhe më pak kohë më mbetet që punën e filluar ta kryej me sukses.

Merita, vijon klasën e fundit të shkollës fillore. Kur vjen pas mësimit në shtëpi, së pari shkon në dhomën e ditës, shtrihet në kolltuk, dhe me dirigjues në dorë kërkon nëse ka në ndonjë kanal televiziv diçka interesant. Pa kurrfarë interesimi i ndërron kanalet para e mbrapa. Kjo zgjatë më së pakti një orë. Pastaj shkon në dhomën e vet, dëgjon muzikë dhe pret që prindërit të kthehen nga puna. Kur dëgjon hapjen e derës, vjen ne kuzhinë dhe aty e pret drekën. Më vonë, zakonisht nëna fillon ta detyrojë të mësojë. Atëherë ajo shkon në dhomën e vet. Atje konstaton se çka duhet bërë. I duket se ka shumë punë dhe nuk i bëhet të fillojë. Vendosë të rri pranë kompjuterit. Shqetësimi që tashmë i paraqitet, e shtyn me një lojë interesante në kompjuter. Pak paraqitet edhe në Chat  dhe bëhet natë.

Në mbrëmje është e pa disponuar. Me shpejtësi provon t’i kryej gjërat më të domosdoshme për ditën që vijon, por i mungon koha që t’i kryej të gjitha.

Nëse e di se është vështirë të  përgatitem për punë apo mësim, mundohem të përcaktoj çka do të më ndihmonte që të filloja punën më pare

Duhet të gjejë  se çka do të kishte efekt tek unë. Ndoshta ajo është:

  • pastrimi dhe rregullimi i tavolinës, që e bëj një ditë përpara.
  • shpërblimi që ia premtoi vetës sime nëse e filloj punën më herët dhe për këtë arsye e kryej mësimin më parë. Për shpërblim dëshiroj diçka, çka me dëshirë e punoj: biseda me miq, vozitja me biçikletë, muzika, leximi etj…
  • të vendosi që mësimin të filloj më herët. Nëse zakonisht e kam filluar mësimin në ora 16, me vetëdije e filloj atë ½ ore më herët. Në këtë rast e lavdëroj dhe i tregoj vetës sime se jam i fortë ta përballoj këtë.
  • përjetimi i ndjenjave të kënaqësisë kur e sundoj vetën time (pasivitetin tim).
  • gjetja e njëfarë mënyre krejtësisht te re që do të mund të më ndihmonte të fillojë mësimin më herët.
  • gjithashtu do të më ndihmonte, nëse e bindi vetën time që puna megjithatë mund të rrjedhë disi kur ajo njëherë fillon. Pra, të filloj!

Zhvilloj interesat dhe aftësitë e mia

Njerëzit jemi unik, gjithashtu të papërsëritshëm, sepse kemi talente dhe aftësi të ndryshme dhe interesohemi për aq shumë gjëra të ndryshme. Secili ka talente në ndonjë fushë, vetë duhet t’i zbulojmë ato.

Mund të  jem i aftë për gjuhë, për matematikë, muzikë, vizatim, mund të interesohem për modelim, planifikim, astronomi, shkencë, mund të marr pjesë në grupin e vallëzimit, si animues i grupeve fetare, ne grupe te ndryshme …

Mire është qe t’i njoh aftësitë dhe interesat e mija, dhe të bëj diçka qe t’i zhvilloj ato edhe më shumë. Në fusha që jam i talentuar, mund të bëhem shumë i suksesshëm. Gjithashtu i pranoj fushat ku jam më i dobët dhe provoj qe t’i përmirësoj ato. Besoj në vetën time kur vendosi t’i realizoj detyrat, apo problemet tjera. Ndjejë se me duhet t’i realizoj qëllimet e caktuara.

Ne ketë mënyre personalisht rritem, dhe jam më afektiv dhe më i kënaqur me vetën time.

E di se nga gabimet mund diçka të mësoj

Më së pari duhet të dijë se kam të drejtë të bëj gabime. Gabimet janë dëshmi se kam qenë aktiv. Kush nuk punon asgjë, nuk mund të bëj gabime! Për këtë nuk e akuzoj tepër vetën , kur bëj diçka gabim. Gjithashtu nuk është e nevojshme të justifikohem dhe të arsyetohem për gabimet e mija.

Në gabim, provoj të shikoj si në një sfide, nga e cila mund të mësoj diçka

Thomas A. Edison nuk i ka shpikur llampat me eksperimentin e parë. Ka përjetuar mossukses mbas mossuksesit. . Njëherë një mik i thotë. “Edison, pse nuk ndalon” ke përjetuar me mijëra mossuksese. Edisoni i përgjigjet “Jo nuk kam përjetuar njëmijë mossuksese por të kundërtën! Në mënyrë të suksesshme i kam shprehur njëmijë mendime qe nuk funksionojnë” Gjithashtu Henri Ford dikur ka thëne “Gabimi është rrugë e vetme deri te fillimi më inteligjent”

Si mësohem nga gabimet ?

  • mendoj mirë për situatën në të cilën kam qenë i pasuksesshëm.
  • kërkoj shkaqet të cilët kanë qenë fajtorë për mossuksesin.
  • gjejë mënyra të reja, si mund të veproj  më me sukses në situata të ngjashme.

NJV