A jeni i kënaqur me jetën tuaj?
Nëse ndiheni që ju keni një qëllim në jetën tuaj dhe se çka bëni çdo ditë ju sjell kënaqësi atëherë ju jeni njeri me fat. A ndiheni që diqka ju mungon nga jeta juaj dhe potenciali juaj është i paplotësuar? Ka mundësi që shumë gjëra mund të jenë shkaktarë të ndiheni më pak i knaqur me atë se ku jeni ju tani.
Nëse ndaloni të mendoni për një moment, ju do të mund të listoni shumë gjëra të cilat ju bënë të ndiheni më pak të kënaqur me jetën tuaj, por kjo është një pyetje për qëndrimet tuaja. Secili mund të bëj një listë të tillë dhe rezultati mund të jetë jo lumturia dhe ndjenat negative. Nëse shikon jetën tuaj se çka është duke ju munguar ose qka do të ishte më mirë, atëherë ju do të ndiheni jo i lumtur dhe jo i kënaqur.
Çfarë do të sjell kënaqësia e jetës?
Kënaqësia e jetës nuk vie nga paratë ose gjërat materiale. Vie nga ajo që bën dhe si e përdor atë që ke. Vie nga pamja pozitive e asaj se çka është në rregull me jetën tuaj.
Natyrisht, gjërat mund të përmirësohen por ju duhet të provoni ti shijoni arritjet tuaja.
Nëse ju gjithmonë shikoni për ti zgjidhur problemet ju kurr nuk do të jeni i kënaqur përderisa gjithqka është ashtu siq ju doni të jetë prandaj ajo kurr nuk do të ndodh.
Vetëm ju mund ti përgjigjeni pytjes tuaj “çfarë ju bën ju të lumtur në jetë?”. Mirpo, shumë njerëz kanë nevoja bazike me te cilat do ti bëjnë të ndihen të kënaqur.
Disa prej tyre janë:
• Shokët/shoqet
• Mardhënjet e sukseshme
• Familja
• Ndjenja që ju i nevojiteni dikujt dhe duheni nga dikush
• Qëllimi në jetë (është shumë me rendësi)
• Mundësia për opsione dhe zgjedhje
• Qëllime të arritura
• Duke bërë atë që ju e doni
• Mundësia për ta shprehur vetën emocionalisht
• Ndjenja që ju keni vlerë (kjo është vetëbesimi juaj)
• Për të qenë i kuptuar dhe i pranuar per faktin se kush je
Si mund të jeni më i kënaqur me jetën tuaj ?
Lista e mësipërme tregon që të gjitha ato gjëra nuk janë të lidhura me paratë, ato varen nga ju, nga qëndrimet tuaj dhe ndjenjat për atë se kush je.
Për të qenë më i kënaqur me jetën tuaj ju duhet të:
• Të fokusoheni ne atë se çka doni
• Të mësuoni qëtë thoni jo dhe të jeni më këmbngulës
• Të qenit më pak vetë kritik
• T’i japësh fund mendimeve negative
• Koncentrimi ne atë se çfarë ke dhe çka është e mirë
• Planifiko të bësh hapa të vegjël për të arritur diqka që do dhe shpërble vetën për qdo hap që merr.