Ne të gjithë kemi shkrepëtima inspirimi. Ndonjëherë ato shfaqen të qeta si përshpërima e natës, si mendimet e shpejta në dushin e mëngjesit apo si momentet e mëdha “a-ha”!. Pyetja është: A jeni duke i kushtuar mjaftueshëm vëmendje të dhënave që zëri yt i brendshëm po iu dërgon? Si mund të merrni më përshtatshëm udhëzuesin e brendshëm? Ketu janë tri mënyrat për të filluar.
– Sokrati e tha mirë: “ Njih vetveten”. Kjo përfshin të kuptuarit se çfarë iu bën të ndiheni të gjallë, çfarë kap imagjinata juaj dhe gjithashtu çfarë vjen natyrshëm te ju. Të njohësh forcën tënde është një përparësi e madhe. Nëse ju keni një sens të madh humori, kreativitet ose një aftësi për të komunikuar lehtë me njerëzit, atëherë ju mund të ndërtoni mbi ato cilësi e të krijoni jetën tuaj më të mirë. Duke u fokusuar në rritjen e pikëve të forta më tepër se në rregullimin e dobësive tuaja, ju mund të lëvizni më shpejt në drejtimin e dëshiruar dhe të argëtoheni gjatë këtij procesi. Pyetni disa shokë çfarë ata shohin si pika tuaja të forta dhe bëni të njëjtën gjë për ata. Ju mund të befasoheni! Për më shumë të dhëna, shikoni “ Test i shkurtër I pikëve të forta të lumturisë së vërtetë”.
– A keni qenë ndonjëherë të zënë shumë pas një aktiviteti që orët të fluturojnë në atë që dukej si disa minuta? Kjo quhet të qenurit në gjendje rrjedhëse. Sipas Mihaly Csikszentmihalyi, rrjedha mund të ndodhë kur ju jeni totalisht të impresionuar nga çfarë jeni duke bërë dhe të ndjeheni i qetë dhe i lidhur, dyjat. Kjo gjendje e gjallë mund të ndodhë në shumë mënyra, përfshirë kur koncentroheni thellë në sport, shkruani një letër, apo edhe duke luajtur muzikë. Joga dhe MINDFULLNESS janë raportuar të rrisin rrjedhën, por kjo mund të ndodhë kudo që niveli i aftësive tuaja është i barabartë me të sfiduarit tuaj dhe ju zhyteni totalisht në aktiviteti. Kur atletët thonë se ata ishin “ në zonë”, ata janë duke folur për rrjedhën. Kur artistët i referohen rjedhës së muzikës, artit ose inspirimit drejt tyre, është e njëjta gjendje. Mendoni për herët kur ju jeni pushtuar nga diçka: vëmendja juaj ishte rritur dhe ju ndjetë se gjithçka ishte në vijë. Çfarë nëse ju bëni zgjidhjen për të pasur më shumë kohë për atë nga dita në ditë? Për mua, joga është kur unë e ndjej rrjedhën. Edhepse unë kurrë nuk kam pasur objektiva të bëhem mësues i jogas, unë vërejta ( dhe ka ndodhur t’i kushtoj vëmendje) një shpallje në gazetë për kurse trajnimi për mësues të jogas. Pasi e kontrollova, unë vendosa të shkoj për të. Kursi ishte përvoja më përmbushëse që kam pasur ndonjëherë – çdo orë ishte si përfshirje e vetes në rrjedhë. Cilat janë disa nga mënyrat që ju mund të përfshini më shumë rrjedh në jetën tuaj të përditshme?
– Pasi ju i dini pikët tuaja të forta dhe ku ju provoni rrjedhën, ju ndërgjegjshëm mund të futni më shumë nga ajo në jetën tuaj. Duke shkelur në origjinalitetin tuaj, ju automatikisht hyni në një shtrirje të madhe dhe një paqe që i shërben jo vetëm vetes suaj por edhe të tjerëve, poashtu. Gandi tha se “ lumturia është kur ajo çfarë ju mendoni, çfarë ju thoni dhe çfarë ju bëni janë në harmoni”. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e vetpërmbushjes dhe lumturisë tënde; ajo mund të shpërthej më larg se ju mund ta dini. Në vend se të lëkundni barkën duke qenë ata që jeni, ju në të vërtetë iu jepni njerëzve leje për të bërë të njëjtën gjë. Dëgjoni të dhënat. Duke qenë në kërkim të udhëzuesve ju do të filloni t’I shihni ato çdokund. Stivi Xhobs ( Steve Jobs) ka një thënie interesante:
Koha jote është e limituar, kështu që mos e humb duke jetuar jetën e dikujt tjetër… Mos lejoni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të mbys zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, keni guxim të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ata disi tashmë e dinë se çfarë në të vërtetë ju dëshironi të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.
Nëse ju mund të trokitni në intuitën dhe urtësinë tuaj të brendshme të drejtoni pasionet tuaja, ju mund ta përdorni atë në jetën tuaj, si dhe për t’iu shërbyer të tjerëve. Pastaj, ju lehtë do të shprehni atë që besoni dhe lumturia juaj e vërtetë, do të shëndris rrugën për të tjerët gjithashtu.
Për çfarë jeni i pasionuar në jetën tuaj ?
Referenca:
THE HUFFINGTON POST: “AUTHENTIC HAPPINESS: 3 SIMPLE STEPS TO FIND THE COURAGE TO BE YOURSELF “
MARRUR NGA : HTTP://WWW.HUFFINGTONPOST.COM/RANDY-TARAN/AUTHENTIC-HAPPINESS-3-SIM_B_853454.HTML