Këshilla/Blog

16.05.2017

Ndihem shume e merzitur . Asgje nuk po ecen si duhet ne jeten time . Po i marr me rradhe .
Ne fillim shkolla : nuk ndihem e motivuar per te mesuar ndihem disi e paafte , mesuesit/mesueset nuk me pelqejne , disa prej tyre me bejne te ndihem keq ,dua tju kthej pergjigje po pastaj e frenoj veten sepse mesuesit/ mesueset do te hapnin fjale si e paedukate dhe do te me ulnin noten .
Familja: une jetoj vetem me prinderit e mi me te cilet zihem vazhdimisht , ata jane gjithmone te acaruar te stresuar dhe te pakenaqur me mua , cfardo qe un te bej sado te perpiqem ata jan te pakenaqur , te une gjejne dike ku te shfryjne stresin e dites sepse me bertasin per gjera te vogla pavlere , nga ana tjeter ata nuk me lejojne per asgje pothuajse per asnje aktivitet shkollor asnje party eskursion etj , edhe nje kafe me shoqen duhet tiu lutem 5 dite . Plus me kontrrollojne shume .
Shoqeria : nuk e gjej veteveten te ata , djemt nuk me pelqejne fare me duken shume te papjekur dhe budallinj , ndersa vajzat disa prej tyre jan shume te urta dhe nuk bejne asnje muhabet pervec mesimeve ndersa te tjerat qe me acarojne me shume jane shume mendjelehta dhe bejne gjithcka qe te bie ne sy .
Dashuria: une jam lidhur prej 3 vitesh me nje djale ,mendova se lidhja jone do te ishte vertete serjoze ndaj konsumova gjithcka me te ( gje per te cilen jam pendur jashte mase shumee), tani jam ne fazen e ndarjes me te dhe jam tmerresisht e merzitur . Jo aq shume per faktin qe po ndahemi edhe pse e dua por per faktin sesi munda te shkatrroj jeten time per te . Kam 3 vjet qe nuk gezoj nje dite prej tij , madje disa here me kane kapur edhe te shtepise duke folur me te dhe ndihem shumme keq qe i kam merzitur . Kam bere shume gabime per ate djale ngaqe e doja saqe tn me eshte neveritur vetja .
Nga ana tjeter une kam nje qen qe e dua shume , ku gjej ngushellimin por tani edhe ai eshte semurur keq . Edhe per kete jam merzitur jashtezakonisht shume , nqs ngordh ai nuk e di ca do bej . E dua shume ate .
Nje aspekt tjeter qe me merzit eshte pamja dhe trupi im . Per gjatesine qe kam nuk jam shume e shendoshe por kam shume celulit gje e cila me privon dhe me ben te ndihem keq.
Ndihem shume keq dhe do doja nje menyre sesi ta kaloj kete situate sepse po vazhdova keshtu do te cmendem .

  1. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Përshëndetje!

    Mesa kuptoj, gjendesh ne nje situate pesimiste ku gjithshka e shikon bardh e zi.
    Te gjitha aspektet e jetes tende, kane lidhje me njera-tjetren. Në qoftë se nuk funksionon ndonjëra prej tyre, kjo gje pasqyrohet dhe ndikon edhe tek të tjerat… Sfera sentimentale nuk po ecen sic duhet dhe kjo të ka bërë më të ndjeshme, më të prekshmë ndaj stresit dhe ankthit, dhe si rrjedhim motivimi për shkollën nuk është i duhuri, rezultatet po ashtu.
    Shoqëria nuk të përmbush, nuk ndihesh e plotesuar dhe e mirëkuptuar. Marrrëdhëniet me prindërit janë konfliktuale pasi edhe ti vetë je e shqetësuar, e papërqëndruar në prioritetet e tua. Pra të gjitha këto shtylla të jetës tënde vazhdojnë të ndikojnë dhe të ndikohen nga njera-tjetra duke mosfunksionuar sic duhet e duke të sjellë stres, ankth, nervozizëm, pesimizëm.
    Duke qenë se marrëdhënia dashurore në të cilën je përfshirë prej tre vitesh, konsiderohet si e përfunduar nga ana jote,e më tepër të ka bërë keq e të ka zhgënjyer, mendoj se duhet ti japësh fund sa më parë, për të rigjetur qetësinë shpirtërore, për të rigjetur vetveten, për të rikuperuar kohën e humbur, për tu përqëndruar tek jeta jote, tek deshirat apo shqetësimet e tua, tek prioritetet, një ndër të cilat është edhe shkolla, mësimet, marrëdhënia me prindërit.
    Sic e ke thene, familja nuk ka qenë dakort për lidhjen tënde dhe si pasojë ka humbur besimin duke të kontrolluar e duke të penguar për tu argëtuar me shoqërine.
    Sjellja e tyre ne fakt, eshte sjellje protektive/ mbrojtëse qe të gjithë prindërit e kanë , me të drejtë, ndaj fëmijëve të tyre. Ata janë përpjekur të të mbrojnë ndaj vendimeve të papjekura e të nxituara që mund të merren në këtë moshë, të të mbrojnë nga zhgënjimet,lëndimet etj.
    Fillo të komunikosh me ta, të ndash shqetësimet, dëshirat, problemet e përditshme, por edhe të dëgjosh shqetësimet apo kërkesat e tyre. Familja është sistemi më i fortë e i rëndeësishëm mbështetës për secilin prej nesh.
    Aty duhet ta gjejmë forcën për të kaluar pengesa të ndryshme, për tu ringritur, për ta nisur nga e para, pavarësisht konflikteve, prindërit të duan pa kushte e kurre sdo të të linin në baltë, ndaj gjej mënyrën dhe gjuhën e përbashkët që të afrohesh me ta. Tregohu e arsyeshme duke dëgjuar e respektuar vendimet e tyre e duke u konsultuar për gjithshka.
    Nëse je e qetë shpirtërisht dhe vendos objektiva të qartë e të arritshëm ndaj vetes tënde, edhe performanca në shkollë do vije duke u përmirësuar, do të mund të përqëndrohesh më shumë, të jesh më e motivuar.
    Mos harro se shkolla është investim për të ardhmen tënde, kështu që duhet ti kushtosh rëndësi e ti përkushtohesh seriozisht.
    Vendos prioritetet e tua dhe shpenzo kohë dhe energji për to!
    Përsa i përket shoqërisë, përzgjidh ato shoqe a shokë me të cilët ndihesh mirë, me të cilët mund të argëtohesh por edhe që mund të flasësh kur dicka nuk shkon, kur ke një paqartësi apo një problem për ta diskutuar .
    Kujdesu për qenin tënd,fali dashuri e përkujdesje!
    Përsa i përket pamjes së jashtme, askush nuk ka lindur perfekt, nqs mendon se mund të përmirësosh dicka në pamjen tënde, merru me aktivitete fizike/sport, angazhohu aq sa mundesh në dobi të shëndetit tënd mendor dhe fizik.
    Duaje veten tende dhe investoje kohen tënde në gjëra të vlefshme për ty!

    Te uroj gjithe te mirat,
    Anisa Asllani

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.