Këshilla/Blog

26.09.2017

Pershendetje!
Jam nje vajze 20 vjec.
Mesa kam lexuar mendoj qe kam crregullime te ankthit por nuk e di sa e vertet mund te jete.
Nuk i duroj dot njerezit. Ne rast se dal me njerez, acarohem me ta per gjene me te vogel, ndihem gjate gjithe kohes sikur jam ne gjume. Ndersa nese dal vetem me duket sikur te gjithe i kane syte nga une, nuk mund te ec lirshem.
Ne shtepi qendroj 98% te kohes vetem pasi nuk mund te duroj dot as zhurmat me te vogla qe njeriu mund te bej si pertypja e ushqimit, kollitja, zhurma kur ecin etj.
Me ka ndodhur qe pa patur ndonje arsye, te kem shkaktuar rremuje vetem qe disa personave tu hap pune (nuk e di nese eshte normale kjo gje).
Une nuk dua te vras veten por do doja shume te vdisja por ne te njejten kohe kam frike te vdes. Nese ndodhem ne katet e siperme te ndonje ndertese shpresoj shume qe te mos te me lind deshira te hidhem, perpiqem ta mbaj veten te zene me celularin vetem qe te mos me kapi ndonje ide e tille.
Edhe pse dua dhe nuk dua te vdes ( nuk e di nese ka kuptim) mua me ka kapur frika nga gjithcka, kam frik para se te ndez soben, televizorin, driten… nese shoh ndonje ambulance apo zjarrfikse dhe pse mund te jene larg shtepise sime, me ze frika sikur po shkojne drejt shtepise time.
Para cdo aktiviteti qe me duhet te kryej me dhembin tmerresisht shume kockat dhe ndjej shume shtrengim ne kraharor si dhe rrahje te shumta te zemres.
Keto jane disa nga gjerat qe une perjetoj mirepo nuk e di si duhet te veproj… Frika me e madhe qe kam eshte se une e di qe mendja ime ne nje cast te afert do me thote te vras veten dhe pse ne castet qe ndodhim tani duke shkruajtur kete letren nuk dua ta vras, mirepo e di qe heret a vone une me shume gjasa mund te mendoj vetevrasjen si dicka te drejt

  1. Anonim says:

    Kur ke filluar te mendosh kete gje? E dine prinderit e tu apo ndonje njeri tjeter ate cka ti ndien apo mendon? Me e mira e te mirave eshte te perpiqesh shume vete te kontrollosh veten,t’i heqesh ato mendime nga koka duke bere gjera qe te pelqejne me se shumti. Une vete kam kaluar dicka te ngjashme,vetem se nuk u acaroja me te tjere. Une kisha shume fiksime te kota dhe nuk me gezonte asgje. Kisha luhatje te shpeshta humori. Qeshja per nje moment,pastaj ndjeja nje boshllek shume te madh. Jeta me dukej kot dhe e pakuptimte. Por perpiqesha shume me veten time duke bere gjera qe me pelqenin. Duke pare ne internet,duke u informuar sa me shume rreth gjendjes sime. Deri sa e kalova. Tani ndihem mire. Te uroj shume fat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.