Këshilla/Blog

Annonnimm 25.06.2021

Prsh.Jam nje djale i cili jam rritur ne menyre te banale nga xhaxhallaret e mi.Qe i vogel me kan nxitur e me kan mesuar te ngacmoj femra.Dhe tani kam krijuar vartesi.Nuk shoh gje tjeter vecse banale tek femrat.Me vjen shum rend per prinderit e mi sepse jan shum shembullor.Por veset e kqija meren qe ne femijri.Kam nisur duhanin qe nga mosha 12 vjec.Kam terheqje seksuale shum te tepruar.Dje kam ber nje gjest nje shoqe qe nuk e kisha par asnjeher ne aspekt si shoqe.E kam konsideruar pak a shum si moter.Dhe pas ati gjesti nuk e dua me veten.Me vjen shum keq nga vetja ime.Me duket se jam ber nje monster.Nuk i dal dot perball me edhe pse ajo e pranoj ashtu sic ndodhi dhe e hodhi pas krahve.Mua me vret shum.Nuk e di si do ja bej te ndryshohem si person.Nuk e dua jeten time me kete vazhdim.Shpesh her mendoj per vet vrasje ose per tu larguar nga shteti dhe te nis nje jet te re nga fillimi.Larg personave qe kam len pershtypje te keqija.Edi qe pres komente negative.Edhe un mendoj negativisht per veten time.Por po mundohem te ndryshoj me shpirt e me zemer.
Falemimderit per kohen.

  1. Annonnimm says:

    Njihem me ate vajz qe nga femijria.Tani ndergjeja po me shkrumit nga brenda.Nuk e shoh dot nuk i dal dot perpara.Nuk me behet te kaloj ne lagje sepse zdua te me shoh.E urrej veten time.Shpesh her kur mendoj per gjerat qe kam ber mar nje objekt metalik e nxeh me çakmak dhe djeg veten time.Xhaxhallaret me kan shkatrruar jeten edhe pse ata mendonin se esht gallat qe me mesonin te dal tek xhami i makines dhe ta ngacmoj vajzat rrugve,por a e kishin menduar ata se ky ves do mbetej tek un deri ne kete mosh ku jam sot.Jam per shum provokues shum flirtues,madje aq shum sa ka patur raste qe edhe me ndonje kushurire te kem flirtuar ose te kem ber ndonje tem  te pa pershtatshme.Lutem te me ndodhi dicka e keqe qe te vdes,ndonje aksident me makin apo aksident ne pun.Sepse nuk duroj dot keshtu,me dridhet trupi kur kujtoj budalliqet qe kam ber.Kam qen djali i par nga 4 vllerzerit e babait.Dhe si djal i par me mernin xhaxhallaret mas vetes.Degjoja mhb shum thella qe ne ate koh mendoja se jan te cuditshme.Me merrnin ne kafe xhiro kudo.Me mesonin cfar ti them vajzave qe shikoj,si ti ngacmoj ,si ti komplimentoj.Me mesonin gjera seksuale qe ne moshen 6-7 vjec.Tani mendoj me vete si mund te mesohet nje femij ne kete rrug qe ne ate moshe dhe them me vete se me kan shkatrruar jeten.Sepse gjith ato eksperienca qe i vogel kam mbetur tek un.Te gjitha kto kan ndodhur pa dienin e babait tim sepse ne sy te ati nuk benin keto veprime apo mhb.Thjesht ndonje gallat te vogel.Edhe un ne mosh fare te vogel mendoja se ishte qejf por tani po vuaj pasojat.Edhe pse nuk jam aq i keq si njeri,kam nje zemer te madhe gjithmon i vi ne ndihme njerzve edhe pse nuk pres asgje nga te tjeret.Jam ne nje gjendje shum te keqe.Dua te ndryshoj, ndergjegja me shkatrron nga brenda.

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Mund te them shkurtimisht nga ajo qe përshkruan se ti dëshiron me “shpirt” të integrosh dashurinë tende me dëshiren seksuale, por qe e ke të veshtire per momentin per shkakt të “edukimit banal” nga xhaxhallarët e tu. Sigurisht që nga ana tjetër do të ndërtosh njé ideal të vetes dhe për veten, qe e sheh te prindërit e tu. Ne nje fare menyre duket sikur ndihesh shumë larg këtij ideali. Por në menyre interesante mund te themi edhe qe kjo distance nga ideali vjen si pasoje e një distance psikologjike/reale nga prindërit e tu. Duket sikur ndjen se prindërit të kanë mbajtur larg dhe tani do të ribirësohesh, pra qe ne nje fare mënyre ndoshta ndjen se deri tani ke qenë “I braktisur” prej tyre. E gjitha kjo dramatizohet te ai xhest qe ke bere ndaj mikes tënde per te cilen ndjen “respekt” pra mund te themi që te ajo përmblidhet edhe dashuria dhe deshira. Por te ajo ti dramatizon edhe zemerimin ndaj prinderve/nenes. Ky xhest e ka fyer ate kurse ty te ka ulur. Hendeku pra është bërë I “pakapërcyeshëm”. Duket sikur xhesti fsheh edhe frikën që në fund nuk do të mund të ribirësohesh, por do të mbetesh “jashtë” familjes. Në fakt edhe zgjidhja qe jep ne fund kjo është, të largohesh përfundimisht jashtë sepse “komentet negative” janë të “dyanshme”, pra përfundimtare, çdo gjë është e kotë, nuk ka kthim, integrim; nuk ka ligjerim të individualitetit tend. Ndihesh si femije I paligjshem që duhet të krijoje fatin e vet diku tjeter pasi nuk ka vend per te atje ku eshte. Gjithsesi ka shume gjera qe mund te elaborohen me tej. Mund te me shkruash ne vazhdim nese do ose te vish ne chat.
    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV