Rena 19.04.2021
Pershendetje jam Rena 29 vjece..Do doja te ndaja me ju nje problem te timin qe po perseritet vazhdimisht..Nje nate nga ora 3 me del gjumi sapo hap syt shikoj dhomen si e cuditur sikur spo orjentohesha dot mu duk sikur po cmendesha me hyri nje frike e tmerrshme qe ne ato momente zemra gati spo dilte nga vendi..Rrahjet shume te shpejta me mbajti gati 30min..Mezi jam qetesuar naten e pare..Pastaj mbas ca kohesh me filloj perseri sa smund te flija dot gjume nga frika.Tani zgjohem ndonjher nga gjumi prap sikur nuk shikoj mire pastaj hap mbyll syt sikur me qartesohet shikimi.A ka te bej me ankthin ky problem edhe pse une skam patur ndonje shqetesim kete periudhe?Kujt i ka ndodh e njejta gje cfare mund te jet pasi jam shume e shqetesuar eshte nje momet i veshtire kur te ze..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ne mos gabohem, ataku i panikut godet edhe ne gjume . Fakti qe re ka mbajtur vetem 30 min dhe ka filluar te perseritet , me ben te dyshoj qe eshte atak paniku. Nuk do te thote gje qe keto kohe s’ke pasur asnje shqetesim. Kjo gjendje eshte akumulim emocionesh, stresi re zgjatur ndoshta edge kohe me pare dhe trupi reagon ne jete forme. Nuk ta jep menjehere simptomen paniku, eshte tension i akumuluar me kohe. Te sugjeroj te bisedosh me nje psikolog/e.
Flm shume Dilara me ke lehtesuar pak me kete qe me ke shkruar..Harrova te theksoja qe mbas ketyre problemeve kam ber dhe analizat e pergjitheshme kane dal mire ..Kjo do te thot qe eshte ankth por qe une jam konfuze ndonjher se besoj dot qe vuaj nga ankthi.
Ta them me siguri te plote , sepse me ndodh shpesh e njejta gje si ti. Ankthit mos i bej rezistence se te rraskapit, por pranoje dhe kuroje. Gjithe te mirat!
Përshëndetje Rena!
Të kërkuarit ndihmë është një hap shumë i rëndësishëm, së pari për vetëdijësimin mbi problematikën apo shqetësimin dhe së dyti për të eksploruar mbi mënyrat që mund të jenë ndihmuese për kapërcimin e situatave të vështira. Nëpërmjet kësaj letre ke ndërmarrë hapin e parë! Më vjen mirë që po e ndan me dikë shqetësimin që ndien.
Nga përshkrimi që ke bërë duket se përjetimet kanë qënë të forta dhe kanë zgjatur në kohë, referuar herës së parë që ka ndodhur. Duhet të ketë qënë e vështirë për ty të kalosh një moment të tillë. Do të ishte e rëndësishme të kuptoja më tepër rreth përjetimeve të tua. Shumë ndihmuese do të ishte të ktheheshe pas në kohë dhe të kujtoje, nëse do të mundje, se çfarë të ndihmoi që të qetësoheshe? Pas sa kohësh u përsërit si situatë?
E kuptoj që ndihesh e frikësuar dhe në ankth. Ndjesi të tilla shoqërojnë vazhdimisht individë që ndodhen në situata që janë të panjohura për ta ose që nuk i lidhin dot me një shkak të mundshëm, sikurse edhe ti. E rëndësishme është që të mund t’i japësh kuptim ngjarjes dhe të kuptohet se çfarë mund të ketë ndikuar. Në momente konfuzioni është e vështirë që t’i japim një përgjigje pyetjeve që kemi në mendje. Mund të jetë e vështirë dhe për ty gjithashtu.
Mund të jetë ndihmuese që për të kuptuar ndjesitë e ankthit që ti ke, të mbash shënime për ngjarje apo situata që ndodhin gjatë ditës dhe që tek ty krijojnë ndjesi të forta emocionale. Këto ndjesi janë të pranishme edhe gjatë natës? Nëse po, do ishte mirë që të mbaje shënime dhe për ato. Ditari mund të jetë ndihmues që përveç mbajtjes shënim të ngjarjes të përshkruhet ndjesia dhe mendimet që i shoqërojnë ato. Është e rëndësishme të shikosh brenda vetes dhe ti japësh kuptim të mundshëm situatës.
Kur je në ankth, frymëmarrja bëhet më e shpejtë. Provo të ngadalësosh qëllimisht frymëmarrjen. Numëro me mendje deri në tre ndërsa merr frymë ngadalë – pastaj numëro përsëri deri në tre ndërkohë që nxjerr frymën ngadalë. Ankthi mund të bëjë që të mendosh për gjëra të cilat nuk kanë ndodhur. Mundohu të fokusohesh në të tashmen, në gjërat që vërtet po ndodhin. Praktikimi i meditimit mund të ndihmojë.
Shpresoj që të mund të të kem orientuar sadopak drejt eksplorimit mbi ngjarjen! Unë të ftoj që të më shkruash për çdo gjë që mund të kesh nevojë! Për çdo pyetje ose paqartësi do jem e gatshme që të kthej përgjigje!
Faleminderit që e ndave me mua shqetësimin tënd!
Fatjona