09.04.2018
Gjat gjith jetes sime kam qen i terhequr nga femrat dhe gjithashtu kam ren ne dashuri me to po asnjeher nuk kam pasur nje lidhje gjithashtu shikoja pornografi dhe mastrubohesha duke pasur fantazi seksuale me nje femer por kete muaj thjesht nga nje shaka qe beri nje shok duke me quajtur gay fillova ta mendoj vertet duke pasur nje ankth te cilin nuk e kisha kaluar asnjeher ne jeten time mbasi lexova nje artikull me pas me dukej sikur vertet terhiqem nga gjinia e njejt mbase mund te jet dhe efekt i depresionit
Por ajo qe me shqetesoi vertet esht kur pash nje enderr sikur kryeja mardhenie me shokun tim…gje qe te cilin ne jeten reale as mund ta mendoj jo me shum
A mund te quhem homoseskual..!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Jam po i njejti person qe mos ket keqkuptime un nuk dua as ta mendoj qe jam homoseksual
Thjesht dua ta harroj kete dhe ti kthehem jetes sime te meparshme..!
Përshëndetje
Faleminderit për letrën tënde dhe që ne ndave me ne ndjesitë, shqëtësimin dhe konfuzionin e mendimeve të momentit.
Në fakt, përmes letrës tënde, unë kuptoj që kjo është një periudhë e rëndësishme për ty në aspektin e njohjes së vetes, cfarë të pëlqen, të kuptuarit e emocioneve të ndryshme, aq më tepër që marrëdhëniet apo lidhjet dashurore, intime si në aspektin emocional por edhe atë fizik bëhen të rëndësishme në këtë periudhë. E gjitha është një proces njohje e rrugëtimi me veten, kështu që mendoj që është ok në rast se kemi ndjesi e ngacmime të ndryshme, pa i vënë detyrimisht “lupën” me nevojën për të përkufizuar.
Ti përmend në letrën tënde “depresionin” dhe faktin që nuk ke patur një lidhje. Do kisha dashur të kishe shpjeguar më shumë për këto të dyja dhe pse ka ndodh kjo gjë që ende nuk ke patur një lidhje. Ka ndonje hezitim, frikë, pamundësi momentale? Supozoj që shoku yt në një lloj forme të ka ngacmuar duke të quajtur “gay” pikërisht për këtë arsye.
Ndonjëherë ndodh që kur dicka e panjohur (vecanërisht intimiteti emocioanl e fizik) na krijon frikë (në këtë rast një lidhje), truri mund të funksionojë që ta zhvendos ndjesinë në dicka tjetër. Kështu që me kaq sa ti përshkruan mua me duket që je në periudhë të tillë zhvendosjesh, shmangiesh etj.
Gjithsesi, kur flasim për seksualitetin, nënkuptojmë disa aspekte të tij:
Sensualiteti lidhet me ndjesitë që ti ke për trupin tënd dhe trupin e të tjerëve. Sensualiteti përkthehet nëpërmjet ndjesive atraktive për personin tjetër, nevojën për tu prekur (dhe jo vetëm seksualisht), imazhin për trupin, fantazinë.
Intimiteti seksual është të qëndruarit pranë fizikisht me dikë dhe të pranosh të njëjtën gjë prej tij/saj. Kjo përmbledh të provuarit e vulnerabilitetit, rrezikun e e emocioneve e pëlqyeshmërine apo dashurinë e provuar për personin tjetër.
E momenti tjetër është pikërisht identiteti seksual, kur ne formësojmë se cfarë duam e cfarë na tërheq në të vërtet.
Kjo për të të thënë që më shumë se të vendosësh veten në kërkim të përkufizmit të preferencës/drejtimit seksual në bazë të leximeve, ëndërrave e ngacmimeve, përpiqu të vendosësh veten në kërkim të personit që do të bëj të ndihesh mirë, të krijosh një lidhje.
Dil, njih, kupto cfarë do, përpiqu të njohësh veten tënde, nga cfarë shmangesh, cfarë të drejton.
Gjitashtu konfidenca, krijohet e mësohet edhe rrugës duke provuar, dështuar, mësuar apo duke patur sukses në raportet e lidhjet me të tjerët.
Shpresoj të kem mbërrit te ty me reflektimin e duhur,
Të uroj gjithë të mirat më tej dhe je i mirëpritur të na shkruash sa herë të duash,
Me respekt,
Almandina
Ndoshta dhe nuk ja shpjeguar shum qart edhe me lart prap ajo qe me terheq eshte gjinia femerore, Ndihem shum mir kur e prek e puth nje femer per sa i perket aspektit te lidhjes nuk kam pasur nje te till pasi kur kam qen i vogel nuk i shprehja ndjenjat hapur pasi kam qen person i mbyllur me te gjith besoj se kjo beri qe mos kisha nje te till….
Tn me duket sikur e gjitha kaloi ajo gjendie e renduar u lehtesua ato mendime konfuze u larguan dhe me beren te kup qe ka qene te gjitha shqetesime te kota pasi e vetjma gjini qe me terheq seksualisht eshte ajo Femerore..
Besoj se kjo shprehje e problemit me ndikoi pozitivisht!!!