Këshilla/Blog

Agon 18.11.2021

Mirembrema. Jam 27 vjeq. Kam 2 muaj qe bej diete dhe ecje sepse kisha kolesterolin, ldl dhe triglicirided larte ndersa hdl poshte, ndersa jam dhe obez, 153 cm, 89 kg. Per 2 muaj kam humbur 9 kg. Mirepo ka 4 5 dite qe po me dridhet trupi dhe kam marramendje, dhimbje koke dhe djerse te ftohta dhe me duhet te konsumoj gjera te embla per te me ardhur energjija si duhet, mirepo zgjat shum pak, pas 1 ore prap dridhem. Kur kam kto simptoma ha mjalte, rrush te thate ose banane. Sot bera analiza te gjakut dhe me doli qe yndyrnat dhe ldl kane rene ne permasat normale, hdl eshte rritur pak, dhe triglicirided kan rrene mirepo prap nuk jane ne parametrat normal. Ndersa glukoza ne gjak me doli 6.3.. mjeku me tha qe jane pak larte mirepo do jete nga embelsirat qe ha kur te bjen sheqeri dhe me tha qe mos shqetsohem por tvazhdoj me dieten dhe kur te ndjehem ashtu keq te pi ndonje leng dhe te ha ndonje gje te embel. Cfar mendoni doktor pse kam kto simptoma dhe a eshte 6.3 diabet ose prediabet? Cfar te bej?

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. E kuptojme shqetesimin tuaj megjithate per te hequr cdo merak apo dyshim tuajin ju rekomandojme ta riperserisni analizen dhe nje here dhe te konsultoheni serisht me mjekun lidhur me rezultatet e ekzaminimit.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV