Vita 12.10.2020
Jam nje zonje 31 vjeq ,kam nje vajze 8 vjeqe e gjysem. Vajzen e kam lindur ne moshen 23 vjece ,pas 2 javesh qe linda vajzen kalova Trompoze ne mushkeri .U shtrova ne QSUT ne Tirane ku ndenja 15 dite e shtruar ,kam perdorur t holluse gjaku 7 muaj . Pasi ishte vajza 3 vjece ngela shtatzane perseri dhe abortova pa deshiren time 3muajsh e gjysem ,para 2 viteve u bera operacion per Apendisitin
,ku pas 3 ditesh operacioni i bera keq dhe u diaknostikova me Torbokuloz dhe kam marre mjekim per 9 muaj rrjesht.Pyetja ime eshte a mund te ngelem perseri shtatazane apo kam rrezik per jeten nqs tendoj me per lindje ‘theksoi qe vizitat per mushkerite i bej perseri ku dhe probleme kam perseri me frymarrjen dhe dhimbjet ne mushkeri’Ju lutem me ktheni pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Me vjen keq per veshtiresite qe paskeni kaluar. Jeni me fat, pasi tromboembolise pulmonare nuk i shpetojne te gjithe. Pyetja nuk eshte a ngeleni serish me barre, ju mund te ngeleni. Problemi eshte sa e rrezikshme eshte kjo per shendetin dhe jeten tuaj. Nuk e kam te thjeshte me kaq sa shkruani te them po apo jo, kjo eshte dicka qe duhet vleresuar ne nje konsulte te gjere mjekesh obsteter, hematolog dhe pneumolog. Por situata nuk duket e favorshme. E kuptoj plotesisht deshiren, por jeta juaj eshte primarja. Qofshi mire.
Dr. Elinda