Këshilla/Blog

24.04.2018

Pershendetje!
Nuk gjeta ndihme ne asnje vend tjeter,dhe vendosa tju shkruaj.
Problemi im qendron ketu,para 1 muaji u njoha me nje djale ne internet ne instagram,nuk e di nuk flisja me asnje neper rrjete sociale sepse vertet sjam ashtu live dhe ne foto,dhe nuk e di as vet sesi me terhoqi ky njeri dhe vendosa tflisja,flisja cdo sekond,qendroja me te zgjuar deri ne mengjes… Kaluan 2 jav dhe me tha per tu takuar,dmth ma thoshte shum shpesh po un nuk jam si ne foto,dhe nqs bej nje foto pa efekt prap dal shum bukur po nuk jam e till ,dhe ja kam then shum shpesh qe sjam si n foto mthot jam e sigurt qe je shum e bukur,i thash qe ne te dy sdo flasim me pasi te takohemi sepse sdo duash ti… Nejse mthoshte do tflas te tilla gjera , me vjen shum keq se e kam lodhur shum,sa her mthot per tu takuar e gjej nje justifikim,heren e fundit me tha te takohemi i thash nuk marr dot leje tek shkolla gjeta serish justifikim,mu betua ate dite me tha nese stak kte dit me mua i mbyll gjerat , para nje nate para se te ndodhte kjo me thoshte vazhdimisht un tdua shum ty,un i thosha si mund ta dush i rob qe se ke takuar kurr dhe se ke par kurr live,me thoshte se di .. Kaluan 2 jav nuk me foli sepse un se takova , postoja vazhdimisht ne wp ai mi shikonte postimet. Postova dicka dhe me shkruan,dhe nisim te flasim,po shum pak,2 sms max ne dit ..
Seriozisht ka qen i vetmi mashkull qe mka ber te ndjehem kaq mir n jeten time,do doja shummm tme donte sic jam po e di fort mir qe sdo ndodhi,tani kam frik sepse e di qe do me thoj serish per tu takuar,po do behem shum keq nese mbasi te takohemi mos te flasim me?,nuk e di si tveproj,ju lutem me ndihmoni..

  1. First date(2) says:

    Jam serish un ajo qe ka shkrujtur kete postim
    Un e takova kte djalin,ma tha ne sy qe sdo te flasi me me mua. Me ra bota mbi kok. Nuk e dua me veten,fal ketij personi mesova te urrej veten .. Nuk po e marr dot veten ..

  2. Ana says:

    Pershendetje
    Faleminderit qe ndave situaten tende dhe me ne lexuesit e tjere. Lexova me kujdes shqetesimin tend dhe pata ndjesine te te shkruja per te dhene nje kurajo dhe mbeshtetje ne kete moment te veshtire te jetes tende. Nuk dua aspak te te them qe bere mire apo keq, apo se jeta vazhdon e bla bla bla. Besoj keto e shume te tjera i degjon cdo dite. Dua te te them se para se gjithash, vjen ti. Nuk ke pse te urresh veten, jo prej dikujt qe dhe pse shume i rendesishem per ty, e ke takuar vetem nje here, apo prej cdokujt tjeter. Njerezit do fillojne te te duan , kur ti te fillosh te duash veten. Nuk mendoj se pamja apo bukuria ka shume rendesi ne ndjenjat qe njerezit krijojne per njeri tjetrin dhe uroj qe mos te jete as shkaku i kesaj here. Une uroj qe situate jote te permiresohet, por gjithashtu jam e bindur se forcen per tu ngritur mund ta gjesh vetem tek vetja. Urrejtja nuk eshte zgjidhje.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV